SKANDAL/ Si u kërcënuar nga Saimir Tahiri dhe si u shkarkuar drejtori...

SKANDAL/ Si u kërcënuar nga Saimir Tahiri dhe si u shkarkuar drejtori i QNOD, për një anije që ai bllokoi

795
0
Shares

Detaje të tjera dalin në dritë për skandalin e fikjes së radarëve, por edhe për dyshime për trafik të kontrolluar, lëndësh narkotike nëpërmjet detit, ku sërish deli i implikuar ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Sipas”ushtarakut dixhital”, mësohet se në një rast, pas bllokimit të një anije, është kërcënuar prej vetë Saimir Tahirit drejtori i QNOD, ndërsa më as ai është shkarkuar.
“Ushtaraku dixhital”, nëpërmjet ish-kryeministri Sali Berisha, denoncon edhe ish-ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, për deklaratat e gënjeshtra të saj, për radarët.

Ushtaraket dixhital denoncojne
Ndrikull Kodhelin dhe Gjeneral Trafikun per mbeshtetje te fuqishme per narkotrafiqet!
I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me guxim per krimin e tyre te shemtuar, pjesemarrjen ne narkotrafiqe! sb

“Zoti Berisha
Po ju kontaktoj me adrese anonime per arsye sigurie por dua te ndaj me ju nje shqetesim dhe ju lutem publikojeni. Shqetesimi eshte ky:
Sot u hodh balte mbi nje institucion qe u mor nga normaliteti ne vitin 2013 dhe u kthye ne porten e trafikimit te droges ne vitet 2013-2017, sic eshte QNOD (Qendra Nderinstitucionale Operacionale Detare). Mimi Kodheli mashtroi hapur kur tha qe radaret nuk punonin pasi qe diten qe drejtori ne ikje z. Shefqet Bruka ka dorezuar detyren, radaret kane qene ne gjendje optimale dhe nuk jane fikur asnjehere. Eshte tentuar njehere po me nderhyrjen autoriteteve tuaja gjithcka ka perfunduar pa pasoja. Menjehere pasi Mimi Kodheli ka ardhur ne krye te ministrise se mbrojtjes, ne muajin e pare te emerimit dikush ka tentuar fillimisht te kaloje nje anije te pakontrolluar por eshte ndaluar nga QNOD ne ikje. Pas kesaj eshte kercenuar personalisht nga vete ministri i brendshem Sajmir Tahiri, njeri nga drejtoret e policise detare perpara se te vinte shkarkimi i tij. Pas Janarit 2014 ku drejtori i QNOD dorzoi detyren per Maksim Malajn, radaret jane fikur disa here por media ka publikuar vetem nje rast, qe ishte vera e ketij viti.
Deklarimi i Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli para mediave, më datën 19 shkurt 2014, gjatë vizitës në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) në Plepa, Durrës, me rastin e ngritjes së kapaciteteve të vëzhgimit të hapësirës detare (e cila shoqërohej edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Jeronim Bazo, dhe Sekseristi KRAJA), për “vendosjen në funksion të plotë pune të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare – SIVHD-së” nuk ishte i vërtetë, sepse deri në atë datë ishin vendosur në gadishmëri pune vetëm 3 nga 7 radarë të sistemit. Ky deklarim ishte një mashtrim spektakular dhe shumë i guximshëm, veçanërisht përpara përfaqësuesve ndërkombëtar që monitorojnë këtë qendër, mashtrim i cila ka vazhduar edhe në sallën e Parlamentit Shqiptar (Ministria Kodheli ka deklaruar që janë vendosur në muajin Janar 2014). Kushtet dhe faktorët që detyruan Ministren të pranojë këtë llojë deklarimi jo të vërtetë kanë qënë tepër dominues, imponuese, detyrues ndaj/nga firma IDEA-TEL Sh.p.k. Firma (sepse kisha marre 20% esi “dhurate per krishtlindjet) duhet ta kishte realizuar kontratën për vendosjen në gadishmëri pune të sistemit deri në 15 shkurt 2014., kontratë e cila u zgjat edhe me 45 ditë të tjera edhe me nje shtese kontrate 20% tjeter (sepse Mrika u embelsu shume nga hera e pare).
Njëkohësisht Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli mashtroj gjithashtu me deklarimet si për: kohën e mos funksionimit të sistemit (sipas deklarimit të saj: “jo funksional prej mëse 3 vjetësh”- pra prej vitit 2011), sikurse “mashtron cdo here per Radaret) , sikurse edhe për kostot financiare për riparimin e sistemit (referuar deklarimit të saj: gjysmën e fondit të parashikuar nga qeveria e mëparshme).
Sistemi i radarëve ka patur defektim të dy radarëve gjatë vitit 2012, deri në muajin maj të vitit 2013 ka patur në gjendje pune pjesërisht katër radarë dhe prej shtatorit 2013 vetëm dy radar në gjendje pune, por kur sistemi nuk ka qënë jashtë funksionit, pasi funksiononin nënsisteme dhe mjete të tjera evidentimi-zbulimi në hapësirën detare shqiptare.Radarët janë vendosur vetëm 80% në punë në fund të muajit mars 2014 – sipas dokumentave – datave të pasqyruara ne Raportin teknik te muajit radhes (Ah po tani vetem sa rotullohen, ca nga era ca nga rotori ). Kjo Mrike, me proceduren e re te “Mirembajtjes te sistemit – 3 vjecar” ne vitin 2015, i transferoj “depot e paisjeve te sistemit” tek Firma private, nuk siguroj asnje “pjese rezerve”, pavaresisht se edhe sot e kesaj dite “depot e repartit jane plot dhe do te flaken sepse Mrika e ndryshoji sistemin, Frekuencat ja ka vazhduar tja dhuroje perseri po te njejtes firme, edhe bisedat e raportimet e personelit ushtarak, tani pergjohen dhe monitorohen nga firma, SE FUNDMI – INSTALOJDHE KAMERA TEK KONTINIERET, qe te koordinoje sakte “fikjen – bllokimin e radareve. KJO ka ndoshur vetem tek ne, Mrika ka harruar se jemi ne NATO, kishte hallin e “Buxhetit familjar”, te “ekskursioneve te paguara me koncera, por vetem se nisej nga Italia, qe te mos e zbulonin, pa thene te tjerat – se i ka “buzët” akoma me “jargë kastraveci”. Mrike, pergatitu per Byrone Kombetare te Hetimit, nuk te shpeton dote as Rama, as Arjani, as edhe “Radari i ri” i Zonjes se RE!. Kjo po e fillon nga AJRI. Ne ato dokumenta dalin edhe fakte tronditese se QVDka raportuar per fluturimet e avioneve dhe helikoptereve, qe fluturonin ne distanca – lartesi te uleta, por Mrika dhe Shefi-Sekseri i Droges Gjenerali “Konjaku”, nuk i raportonin dhe analizonin te dhenat. Mrika ka qene “vdekja” e moralit, shkollimit, arsimimit, suportit dhe drejtesise per FA, e vetmja Ministre, qe kur u largua vetem “qentë” e MM e percollen. Ministria me e dështuar në MM, shkateroj te gjithe inteligjencen dhe profesionalizmin ushtarake, largoj te gjithe Profesoret, numrin me te larte te larguareve nga ushtria, mbylle kurset e Doktoraturave, shkateroave Reparte te tera (ja dhuroj SK Partizanit), fale prona pa hesap, asnje rritje financiare apo trajtim per ushtaraket, asnje premtim te shprehur nuk mbajte, shperbleve te gjithe mediokret, injorantet, dallaveraxhinjte, spiunet, regjistruesit e chateve, vodhe me tenderat e mbyllur – cdo tender shkoj tek FastTech dhe IDEA TEL, aplikove stilin e gradimeve dhe shpernadarjes se yjeve me leke”.

“Prshnd. Prof. – ish President, – ish Kryeminister “Doktor”Berisha, shume falenderim dhe mirenjohje per mbeshtejten ne kete “kauz” shteterore te luftes kunder kanabizimit, mega korrupsionit dhe shume aferave te tjera skandaloze te ish Ministres Kodheli. Ndrikulla doli dije ne tv per tu prononcuar, pasi morri konfirmimin e “Kunati” Gent Ibrahimi, renditet i pari ne listen e pikeve per ne KLGJ, dhe doli perseri dhe “MASHTROJI” por ne menyren me te shkrupullt dhe duke buzeqeshur. Do te te dergoj faktet e mashtirimeve te saj unikale, por do te duhet qe prokuroria te veprojne. Vetem dije ajo ka “kundershtuar” disa here pohimet e meparshme te saj. Do te te dergoj nje material tjeter. Shume mirenjohje dhe respkte per mbeshtjetje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY