Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DINAMIKA/ Ja rruga që përshkoi Orest Sota me 863 mijë eurot dhe si e theu postbllokun e Policisë së Elbasanit

06/11/2017
DINAMIKA/ Ja rruga që përshkoi Orest Sota me 863 mijë eurot dhe si e theu postbllokun e Policisë së Elbasanit

Orest Sota

Share on FacebookShare on Whatsapp

Emisioni ‘Studio e Hapur’, në Neës24 diskuton sonte për çështjen më të nxehtë të aktualitetit. “Misteret e dosjes ‘Tahiri’”, është tema që ka vënë përballë dy gazetarët e Neës24 Artan Hoxha dhe Klodiana Lala mbrëmjen e sotme.
Që në fillim të emisionit, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një tjetër informacion për kapjen e biznesmenit në Elbasan me dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe mbi 800 mijë euro.

Hoxha kush është personi i dytë në makinën e Orest Sotës?
Është një pyetje që e kisha lënë ta jepja përgjigjen këtu. Nga informacioni që kam verifikuar më rezulton që në datën 1 “Range Roveri” i biznesmenit ka lëvizur nga Tirana, fillimisht ka marrë drejtimin për Vlorë dhe pastaj është kthyer në Elbasan.
Është nisur po atë ditë nga Tirana. Automjeti është një automjet i ri është i pajisur me aparatura që tregojnë lëvizjen. Sapo ka kaluar rreth rrotullimin që ndan drejtimin për Tiranë dhe për Elbasan, “Range Roveri”, ka qenë në hyrje të qytetit të Elbasanit, i ka dalë një patrullë, i ka bërë shenjë të ndalojë, nuk ka ndaluar. Ka vazhduar rrugën. Kur polici ka parë “Range Rover” ka dalluar në timon një person dhe në krahun e pasagjerit një tjetër. Për shkak se nuk ka qëndruar, polici ka njoftuar me radio dhe ka kërkuar mbështetje dhe ka ardhur mbështetja nga Elbasani.
Mjeti ka hyrë në zonën e Metalurgjikut, pranë zyrave të kompanisë Kurum por gjatë kohës që mjeti është gjetur aty, ka qenë vetëm Orest Sota. Personit i është kërkuar në fillim leja e qarkullimit dhe patenta, nuk i ka pasur. Ky është proceduar dy herë të tjera më parë dhe ndaj ishte pa patentë, sepse ka pasur shkelje dhe ka dalë në komision dhe ka pasur shofer që ka qenë më dokumente të rregullta. Në drejtimin e makinës ka qenë shoferi i Orst Sota. Polici i qarkullimit ka kuptuar që fillimisht kur ka ngritur tabelën, mjeti ka ulur shpejtësinë dhe papritur i ka dhënë shpejtësi dhe ka vazhduar rrugën deri në kompaninë Kurum. Kur është kapur nga policia, ka qenë shoferi i Orest Sotës. Policia ka kuptuar fillimisht se kanë qenë dy persona në makinë.
Nuk është gjetur drejtuesi i mjetit, por në vend të tij ishte Orest Sota. Është bërë kontrolli. Është gjetur sasia e eurove. Në kroskot janë gjetur 3 patenta, 2 të mjeteve detare, njëra e 2004 – 2005, për mjete lundruese deri në 20 ton, tjetra për mjete të tonazhit të rëndë, deri në 100 ton. Si është e mundur që deri afër mesnatës, policia e Elbasasni që ka pasur kohën e nevojshme për të komunikuar, është përqendruar te dokumentet që ka gjetur, pasi atë e lidhnin automjetin me një histori tjetër, me Saimir Tahirin. Orest Sota është djali i një biznesmeni të njohur. Gazeta “Panorama” ka qenë dikur me tre aksioner, një prej tyre Lefter Sota. Ai është një biznesmen me jetë të gjatë në biznes, është aksioner dhe i një banke të nivelit ë dytë. Ideja ka qenë që të shpëtonte drejtuesin e mjetit, që mos të kishte probleme. Pasi theu postbllokun. Ka menduar se duke qenë djali i një biznesmeni, ka menduar se mund ta kalojë. S’ka menduar se aty do vinin siç shkuan oficerë gjyqësor. Në raste të tilla policia ka përdorur dhe variante të tilla. Por aty ka pasur një element, që ça është gjetur në makinë, është dashur të çohet në prokurori. Se kam emrin e shoferin se nuk e njoh, policia ça ka gjetur aty, ia ka dërguar prokurorit. Ngjarja nuk ka dalë ditën e parë e as të dytën. Ngjarja më e madhe ka qenë historia e Tahirit, eurot, pasi Orest Sota është djalë i një biznesmeni të fuqishëm. Kur dolën fotot ka pasur një lojë kungulleshkash mes prokurorisë dhe policisë lokale.

A u fsheh ngjarja?
Për të fshehur unë besoj se policia ka pasur mundësi ta fsheh. Dhe nëse do donte ta fshehte, se kanë bërë asnjë. Ata janë të emëruar nga Saimir Tahiri, ata ia kanë çuar prokurorit. Ata thonë se prokurori e nxori mbrapa. Kam qenë në zyrën e prokurorit të Elbasanit, aty është një tavolinë e erret, por s’dua t’i hy këtyre gjerave. Siç doli dhe video e Elbasanit, ku goditej makina e policisë. Historia u doli nga kontrollet. Në të kaluarën ka ndodhur me shumë raste, jo vetëm me Tahirin. Siç ka ndodhur me Olldashin.

Tags: orest sota

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.