Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokurorët e Holandës zbarkojnë në Tiranë, ja arsyet e vizitës

05/11/2017
Prokurorët e Holandës zbarkojnë në Tiranë, ja arsyet e vizitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqetësimi nga trafiqet dhe krimi i organizuar me origjinë nga Shqipëria në Roterdam, ka sjellë në Tiranë një delegacion të nivelit të lartë. Siç njofton dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, “një delegacion i lartë, ndryshe i njohur si Trekëndëshi i Roterdamit për Rendin Publik dhe Sigurinë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, nga data 2 deri më 6 nëntor 2017”. Por, sipas njoftimit të ambasadës, pjesë e delegacionit, përveç kryebashkiakut Ahmed Aboutaleb, do të jenë dhe krerë të institucioneve ligjzbatuese të Roterdamit.
“Drejtori i Policisë së Roterdamit, Frank Paauw, kryeprokurori i Roterdamit Marc van Nimëegen, drejtori i Aviacionit në Xhandarmërinë Mbretërore, në Ministrinë e Mbrojtjes Brig. Gen, Pieter Simpelaar do të jenë gjithashtu pjesëtarë të këtij delegacioni”, thuhet në njoftim.
Rreziku i rivendosjes së regjimit të vizave për shqiptarët krijoi tronditje në politikën shqiptare gjatë muajve të verës, kur një raport i policisë së Amsterdamit i kërkonte Parlamentit që ta diskutonte këtë çështje, pas rasteve të shumta të abuzimit të shqiptarëve me udhëtimin në zonën Shengen. Fokusi i kësaj vizite do të jetë lufta kundër emigracionit të paligjshëm, trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar. Ardhja e këtij delegacioni në Shqipëri, ka si qëllim përcjelljen e shqetësimit që qytetarët dhe autoritete e Roterdamit kanë ndaj rritjes së kriminalitetit me origjinë nga Shqipëria. Dje, delegacioni holandez zhvilloi një takim në Akademinë e Policisë me autoritetet shqiptare, por dhe organizata joqeveritare që operojnë në fushën e sigurisë dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Qëllimi i kësaj vizite, sipas Ambasadës Holandeze, është që të kuptohet situata në Shqipëri si dhe faktorët që shtyjnë qytetarët shqiptarë drejt rrugëve të rrezikshme të emigracionit të paligjshëm. Së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Holanda dhe Shqipëria po organizojnë një fushatë informuese në lidhje me këtë çështje.

Tags: delegacion i lartëEmigracioniHolandaShengen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.