Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-deputeti i Parlamentit shqiptar dhe kryetar i një partie nacionaliste, Remzi Ndreu. Politikani i njohur i pas viteve ’90 ndërroi jetë të premten. Z. Remzi Ndreu është ndër politikanët e parë që vinin nga shtresa e ish të përndjekurve politikë.
Në aktivitetin e tij parlamentar dhe politikë, Ndreu ka përfaqësuar interesat e së djathtës duke qenë themelues i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar (BDSH). Si pjesë e kësaj force politike, Ndreu ka qenë deputetë në disa legjislatura dhe pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
Në aktivitetin e tij parlamentar janë të shumta kontributet në hartimin e ligjeve. Ndreu ka qenë anëtar i komisionit parlamentar për hartimin e projektkushtetutës së Republikës së Shqipërisë në vitin 1998.
Ndreu u varros dje në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/