Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Largimi nga SHISH, flet për herë parë Visho Ajazi: Nuk ishte vendim im

03/11/2017
KONSPIRACION/ Visho Ajazi takim sekret në Rinas me shefin e CIA-s?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ajo që u paraqit si “dorëheqje” e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, në fakt nuk ishte largim “me dëshirë”, por një vendim i imponuar nga nivele të larta të politikës.
Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet ish-kreu i SHISH-it, në një mbledhje që ka organizuar me bashkëpunëtorët e tij përpara zyrtarizimit të largimit nga detyra.
Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku të panishëm kanë qenë disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit, Visho Ajazi, pasi u ka komunikuar largimin e tij nga detyra, ndër të tjera ka thënë se, ky nuk ishte vendim i tij.
Një deklaratë e tillë, e bërë mes bashkëpuntorësh shton edhe më shumë dyshimet për largimin e kreut të shërbimit sekret, i cili kishte marrëdhënie të mira me krerët e shtetit. Madje ai u dekorua edhe nga kryeministri Edi Rama.
Pas largimit të Ajazit nga detyra, media pranë qeverisë përhapën lajmin se ish-kreu i SHISH, kishte aplikuar për një detyrë të rëndësishme në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Diçka e tillë ka ndodhur, por të paktën tri muaj më parë, kur Visho Ajazi kishte aplikuar për të qenë pjesë e strukturave të sigurisë në NATO, por aplikimi i tij ishte refuzuar.
Më pas, po media pranë qeverisë dhanë edhe një tjetër skenar për publikun, atë të emërimit të Ajazit si ambasador të Shqipërisë në një nga vendet e BE.
Por edhe ky spekulim duket larg asaj që ka ndodhur, pasi në mbledhjen e zhvilluar me ish-varësit, Ajazi, ka lënë të kuptohet se, vendimi për largimin e tij nga kjo detyrë, ishte marrë në nivele të larta politike.
Por përtej spekulimeve dhe skenarëve, bashkëpunëtorët e ngushtë të Visho Ajazit, e kanë të qartë arsyen e largimit nga detyra të shefit të tyre.
SHISH-i, ishte institucioni i vetëm që ka dërguar informacione dhe raporte në Prokurori për grupin e Habilajve. Raporti i parë me të dhëna, emra, lëvizje konkrete, dhe veprimtarinë që kryente ky grup, i është dorëzuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në verën e vitit 2016.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, Prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj të dyshuarve, i cili u pasua nga një tjetër hetim në prill të vitit 2017, një muaj pas largimit nga detyra të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Policia e gjendur nën presionin e mungesës së informacionit, nxitoi të deklaronte se referimin për këtë çështje, e kishte dërguar ajo në prokurori. Por e vërteta është krejt ndryshe.
SHISH dërgon një tjetër raport për Habilajt, i cili i shkon paralelisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Vlorës. Kjo e fundit, të njëjtat informacione i përcjell në Prokurori si kallëzim penal ndaj të dyshuarve. Nisur nga këto të dhëna, bashkëpunëtorët e Ajazit janë të bindur se, shefi i tyre u bë “kurban” për Habilajt. Mapo

Tags: DOREHEQJAvisho ajazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.