Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prefekti i Ramës në Durrës, një kallëzim penal dhe një gjobë

01/11/2017
Prefekti i Ramës në Durrës, një kallëzim penal dhe një gjobë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koloneli i Ramës në qytetin bregdetar mun dtë mos plotësojë kushtet për të qenë administrator në zyrat publike për shkak se është i dënuar me një gjobë dhe ka një padi penale ndaj tij.

Roland Nasto do të jetë nga dita e nesërme prefekti i ri i Durrësit, duke pasuar në këtë detyrë ish-prefektin Emiljan Jani, që u vendos në këtë post pak para zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në biografinë e shkurtër gjatë prezantimit të tij, Kryeministri Edi Rama e paraiqiti Naston, si “Kapiten i rangut të parë i forcave në rezerrvë. Ka kryer kualifikime afatgjatë në Turqi. Ka mbuluar detyrën e shefit të Forcave Detare si dhe komandant i Distriktit Detar”.

Durrsaku 61-vjeçar ka mbaruar studimet në shkollën “Skëndërbej” për të vijuar më pas në Akademinë e Marinës “Hysni Kapo” në Vlorë në vitet 1977-1980. Në 1993 ka nisur studimet pasuniversitare në Akademia e Marinës në Stamboll, Turqi në vitet 1993-1995. Në 2003-2006 ai ishte komandant i distriktit të Durrësit. Në 2006-2013 ishte shef shtabi në Forcën Detare, ku mbante gradën kapiten i rangut të parë. Në 2013-2016, punoi specialist në shërbimin hidrografik, në portin e Durrësit.

Nasto nuk ka kryer deklarimin e pasurisë sikurse e parashikon ligji për zyrtarët e lartë, sipas tpz.al.

Për Rolando Naston ka një kallëzim penal nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (IKLPDKI), por për ish-shefin e shtabit në Forcën Detare ka dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, apo 1 milion lekësh të vjetra.

Më 12 janar 2015, Roland Nasto përmendet në një listë të gjatë emrash të hartuar nga kryeinspektori i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILKDP), Shkëlqim Ganaj, për mospërbushje të detyrimeve kushtutuese të deklarimit të formularit të pasurisë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesavem (IKLPDKI), vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm: Gjokë Uldedaj, për funksionin Deputet, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Elisabeta Ferizaj (Muda), për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave. Dedë Tonaj, për funksionin Kryetar i Komunës Shalë, Qarku Shkodër. Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi i Forcës Detare, Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e ILDKP të datës 12 janar 2015.

Roland Nasto, sipas një deklaratë të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave rezulton se me 100.000 lekë: -“Roland Nasto, për funksionin Shef Shtabi në Forcën Detare, Ministria e Mbrojtjes, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2013, masë administrative “gjobë” në shumën prej 100.000 lekë”

 

Tags: gjobeildkpikallezim penalRamaroland nasto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.