DEBAT në PD/ “Disa na acarojnë kur vijnë nëpër mbledhje…”

DEBAT në PD/ “Disa na acarojnë kur vijnë nëpër mbledhje…”

145
0
Shares

Në debatin e Grupit Parlamentar, Basha ka kërkuar që deputetët të respektojnë vetëm udhëzimin, duke pranuar se përfshirja e të gjithë anëtarëve synon bashkimin dhe jo përçarjen e PD.
Grupet e punës që do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, do të duhet të identifikojnë edhe demokratët, që nuk preferuan të marrin pjesë në zgjedhje apo ata që votuan për kundërshtarin politik, efektivitetin e kandidatëve: komunikimi, përfaqësimi, harmonizimi me strukturën, reagimi i votuesve dhe rolin e përfshirjen e figurave me potencial politik në fushatë, raporton Panorama.

Debati në grupin parlamentar të PD-së
Albana Vokshi: Problemi është se në mbledhjet që ne zhvillojmë, ka persona të veçantë që vijnë me axhendë të përcaktuar. Është e lexueshme dhe nuk ka vend për diskutim, që disa persona që hapur punuan kundër PD-së dhe u shprehën akoma më të ashpër pas humbjes, vijnë në mbledhjet e analizës me një axhendë të tyre. Sot ka njerëz që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së, që vijnë në mbledhjet e analizës për të diskutuar në lidhje me arsyet e humbjes. Përfaqësuesit tanë në degë i dinë, i njohin dhe e kanë parë kontributin e secilit prej anëtarëve të PD-së në këto zgjedhje. Ndaj edhe prezenca e disa përfaqësuesve përbën shqetësim dhe pse jo një acarim për anëtarët tanë në degë.
Lulzim Basha: Unë e kam thënë qartë dhe i qëndroj vendimit tim. Procesi i analizës së zgjedhjeve do të jetë gjithashtu një proces bashkimi dhe jo ndarjeje të demokratëve. Unë ju kërkoj të zbatoni udhëzimin që unë kam firmosur. Aty gjithçka është e qartë. Nuk ka asnjë të emëruar nga unë në krye të proceseve të analizës në të gjitha degët e PD. Çdo anëtar është i deleguar në bazë të posteve apo detyrave që kanë në parti, dikush anëtar i Këshillit Kombëtar, dikush anëtar kryesie, deputetët gjithashtu. Unë nuk jam me individët, jam me strukturat. Më interesojnë që ata të thonë fjalën e tyre, më intereson të di çfarë mendojnë demokratët e thjeshtë në lidhje me humbjen e PD. Sa për të tjerat, gjithsecili ndodhet në mbledhjet e analizës për shkak të detyrave apo pozicionit që ka në parti. Gjithsecilit prej jush i kërkoj vetëm të respektojë udhëzimin tim!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY