Babi i masakroi nënën me çekiç, rrëfehet 19 vjeçari: Ajo kishte guxim,...

Babi i masakroi nënën me çekiç, rrëfehet 19 vjeçari: Ajo kishte guxim, nuk duhet të ishin këto pasojat

203
0
Shares

Dy ditë pas masakrës së ndodhur në rrugët e Italisë ka folu edhe djali i Trëndelina Halimit. Ish bashkëshorti i saj Besik Habibaj ndodhet pas hekurave pasi e masakroi me çekiç në kokë 41 vjeçaren.

“Nëna ime kishte guximin për të denoncuar dhunen, nuk duhet të ishin këto pasojat. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë, nuk duhet të kishte ndodhur. Nëna ime është një grua e fortë që ka bërë diçka (ka denoncuar keqtrajtimin) se gratë e tjera nuk kanë pasur guximin për ta bërë dhe nuk duhet të kishte këto pasoja”,- u shpreh Denis Habibaj.

Çifti kishte mbërritur në Itali nga Durrësi rreth njëzet vjet më parë dhe ne Itali linden dy femijet e tyre, Denisin dhe Refo, vajza 21 vjecare, studente në Universitetin e Urbinos”, shkruajne mediat italiane.
Besniku në Itali punonte si një murator dhe në Pollenza kishte blerë një shtëpi që ai vetë e kishte restauruar.
Nga ajo shtëpi, në qendër të Pollenza, në Marinozzi, burri ishte larguar me urdher nga gjykata, rreth 3 muaj më parë, pas denoncimit për dhunë të bërë nga gruaja e tij.
Pasi u detyrua të largohej nga shtëpia, burri flinte për një kohë në makinë dhe kohët e fundit ishte strehuar nga famullitari i kishës së Sant’Andrea di Pollenza.
Habibaj, thuhet se ishte xheloz për gruan e tij e cila punonte në një rrobaqepsi dhe që sipas atyre që e njohin familjen, ajo kishte filluar një marrëdhënie të re.
Dy femijët e çiftit po qëndrojne pranë nënës së tyre në këto orë, duke shpresuar që të rikuperohet. Denis Habibaj dje mësoi për lajmin teksa po kthehej nga puna. Motra e tij ishte në Urbino kur mori lajmin për atë që i kishte ndodhur mamasë së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY