RAPORTI ITALIAN I DROGËS/ Në kohën e Saimir Tahirit, kanabisi kultivohet në...

RAPORTI ITALIAN I DROGËS/ Në kohën e Saimir Tahirit, kanabisi kultivohet në sera dhe tunele – Të implikuar drejtues policie

356
0
Shares

Kur prej ditësh flitet për përgjime që lidhen kryesisht me narkotrafikun, ABC News disponon një raport të vitit 2016 të hartuar nga Qendra Monitoruese Europiane, posaçërisht për krimin e organizuar.
Raporti ishte dërguar një vit më parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ne raportin e Qendrës Monitoruese Europiane, të dërguar institucioneve tona nga shërbimet sekrete Italiane, Shqipëria rënditet si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në Europë.
Dokumentet konfidenciale theksojnë se, në shumicën e rasteve trafikantët ndërkombëtare të drogës bashkëpunojnë me prodhuesit shqiptare. Çdo vit europianët shpenzojnë rreth 24 miliardë euro për lëndët narkotike,- thuhet në raport. Partnerët Italiane theksojnë se kjo shifër është mjaft shqetësuese, duke kërkuar që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të paralizuar rrjetin e narkotrafikut me origjinë nga Shqipëria.
Një tjetër shqetësim që shprehet në raportin e Qendrës Monitoruese Europiane për 2016 është edhe kultivimi i kanabisit në zonat e jugut të vendit tone.
Raporti i 2016 thekson se Guarda di Financa së bashku me ministrinë e Brendshme përdorën avionët për të fotografuar plantacionet me drogë, por që nuk rezultoi efikas në terren.
Në fund raporti problematik për Shqipërinë evidenton se kultivimi i drogës kryhet në toka me pronësi shtetërore, në tunele, sera ose magazina.
Ky raport i përket vitit të kaluar, ndërsa në 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe arrestimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Sipas organit të akuzës ka dyshime se ai ka favorizuar grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, të kryente trafik droge gjatë periudhës 2013 – 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY