Policia sekuestron 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.
Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi lagjen “Baba Rexhepi”’ Sarandë.
Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.
Kontrolli pas informacioneve të marra nga Policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese, për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen “Baba Rexhepi”.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/