Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMIA/ Vdekja e Adelës, rrëfimi i shoqes me të cilën foli për herë të fundit

30/10/2017
DËSHMIA/ Vdekja e Adelës, rrëfimi i shoqes me të cilën foli për herë të fundit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetarja 31-vjeçare, Adelajda Xhamani, ndërroi jetë papritur dje në orët e para të mëngjesit.
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, edhe pse është regjistruar si vdekje për shkaqe natyrore, oficerët e Policisë i kanë marrë një deklarim shoqes së Adelajda Xhamanit, si personi i fundit që ka komunikuar me të.
Burime nga grupi hetimor thanë se vajza ka sqaruar në polici se çfarë ka biseduar me gazetaren në orët e para të mëngjesit, kur ajo i ka telefonuar për t’i kërkuar ndihmë.
“Më tha që nuk po mbushej dot me frymë”, është shprehur mikesha e 31- vjeçares para oficerit të Policisë.
Nga ana tjetër, ajo është pyetur edhe për ndonjë dyshim që mund të kishte rreth ndonjë problemi shëndetësor, apo sëmundjeje që mund të kishte pasur Adelajda.
Mësohet se mikesha e saj ka deklaruar se Adelajda ka pasur dyshime për epilepsi, madje kishte bërë edhe vizitat e nevojshme te mjekët një vit më parë, por ata nuk i kishin dhënë mjekim për këtë sëmundje.
Dyshimet e saj kishin lindur pas një problemi me humbjen e ekuilibrit dhe të ndjenjave dy vite më parë. Megjithatë, aktualisht Adelajda nuk merrte asnjë lloj mjekimi.
“Më datë 29 tetor 2017, rreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj shtetasja Adelajda Xhamani, 31 vjeçe, e cila jetonte vetëm. Nuk ka shenja dhune. Shtetasja e mësipërme vuante nga epilepsia. Pritet vendimi i mjekut ligjor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.
Burime nga Policia thanë se epilepsia është përmendur vetëm në bazë të deklarimeve të mikeshës së saj, por dyshimet paraprake të mjekëve ligjorë flasin për një arrest kardiak.
Vdekja e saj paraprakisht dyshohet të ketë ardhur për shkak të një arresti kardiak. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime.
Rreth orës 05.00 të mëngjesit, ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë. Mikesha e Adelës i ka telefonuar ambulancës dhe njëkohësisht edhe familjes së saj, duke i njoftuar për gjendjen shëndetësore.
Në momentin që stafi i ndihmës së shpejtë ka arritur në shtëpinë e 31-vjeçares, ajo është gjetur pa ndjenja dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, por ka qenë shumë vonë. Ajo kishte ndërruar jetë. Panorama

Tags: Adeladeshmiashoqjavdekja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.