Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Edi Rama vrau për faturën e energjisë por për Saimirin lejohen 30 mijë euro për ngarkesë

29/10/2017
PRAPASKENAT/ Saimir Tahiri refuzoi dorëheqjen, zbulohen fjalët që i tha Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot se Kryeministri ka cuar disa persona në vetvrasje për faturën e energjisë por për ministrin e Brendshëm të tij që merrte dhurata mijëra euro nuk bën asnjë veprim.

“Kontributi i Edi Ramës per drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëve, ndaj dëshmitarëve, policëve të ndershem e madje edhe ndaj gazetarëve, sic bëri pasi plasi skandali Tahiri. Ndaj ​me paturpësi, përpjekjen e opozitës dhe gjithë shoqërisë për të çliruar politikën nga Sajmir Tahirët e drogës, nga ministrat që fikin radarët e ushtrisë dhe nga policët që ngarkojnë thasët e drogës e quajti sot një grindje të vogël.

Drejtësia që Sajmir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëve? Njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër janë rrëmbyer në kundërshtim me ligjin për akuza qesharake. Kriminelët janë nxjerrë nga burgu, janë bërë deputetë dhe kryetarë bashkie, drejtorë dhe “biznesmenë”.

Edi Rama dhe shteti mafioz që ai drejton e arrestoi dhe e coi në vetëvrasje 22 vjeçarin Estref Halili nga Kolonja e Lushnjës për një cigare hashash. Për Tahirin, që është kapur në përgjimet e antimafias me tonelata hashash nuk ka arrest por mbrojtje politike me imunitet.

Melita Çenga, infermiere nga Shkodra, Brunilda Meka nga Korça u hoqën nga puna dhe shkuan drejt vetëvrasjes se nuk mbanin dot familjen. Tahiri që në përgjimet e antimafias del se merrte 30 mijë Euro vetëm për një ngarkesë, bredh i lirë sepse e mbron Edi Rama.

Resmije Alla, 35 vjeç humbi jetën duke rilidhur korentin për pompën e frymës së djalit të saj 6 vjec me azëm, se nuk kishte mundësi të paguante faturën e rritur. Tahiri merr 9 mijë Euro byzylykë, 15 mijë Euro diamante nga trafikantët, mban syze 10 mijë Euro, por për Edi Ramën këto janë letra bakalli.

Qamil Zela, i burgosur, i vetëvarur për një borxh prej 3 mijë e 200 lekësh ndaj OSHEE, Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini, e dhjetëra të tjerë, i ka çuar Edi Rama drejt vetëvrasjes për faturën e energjisë, por për Ministrin e tij të Brendshëm me targë AA003GB që bënte trafik droge, nuk ka prova. Sepse atij “nuk i mjaftojnë 20 milionë Euro për fushatë” sic shprehen bashkëqeverisësit Habilaj në përgjimet e antimafias.

Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytyr në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz që burgos dhe dhunon të varfërit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin duhet shembur nga themelet”, thekson deklarata.

 

 

Tags: 30 mije euroEdi RamaLulzim Bashasaimir tahirisyze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.