Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kam frikë se…”, rrëfimi i Adelës disa ditë para se të vdiste

29/10/2017
“Kam frikë se…”, rrëfimi i Adelës disa ditë para se të vdiste
Share on FacebookShare on Whatsapp

Adelajda Xhamani humbi jetën mengjesin e sotëm si pasojë e një arresti kardiak. Mesa duket gazetarja e kishte parandjerë këtë që do i ndodhte pasi diçka e tillë i kishte ndodhur para dy vutesh. Anjeza Hoxha, drejtoreshë e programacionit në ‘’Fax News”, ka treguar si e njihte ajo Adelën dhe si e kishte parandjerë vetë gazetarja këtë që i ndodhi sot. Anjeza tregon se me Adelën është njohur në këtë nismë të re televizive që ato kanë ndërmarrë, dhe disa ditë më parë në një nga kohët që ndanin bashkë gazetarja,që u nda sot nga jeta i kishte treguar një moment jo të mirë shëndetësor, që i kishte ndodhur dy vite më parë.

“Adelën e kam njohur këtu në ‘’Fax News”, ishte mjaft entuziaste dhe priste që shumë shpejt të kishte emisionin e saj. Ajo është detajiste dhe pronari i televizionit dhe unë ishim gati që te ndihmonim atë për atë çka i duhej në realizimin e programit të ri. Adela është një vajzë shumë vitale, e donte shumë jetën dhe nuk bënte kompromise. Donte që gjithçkaje t’ia dilte vetë. Një ditë ajo më kishte folur, në një nga kafet që konsumonim, më tha për një problem që kishte pasur dy vite më parë, ajo kishte humbur ndjenjat në zyrë. Miku i saj Eraldo Rexho i kishte ardhur në ndihmë dhe sipas mjekëve nuk ishte parë e arsyeshme të kurohej. Ajo kishte bërë të gjitha ekzaminimet, kishte dyshime, po asnjë nga mjekët nuk kishte thënë që ajo mund të vuante nga epilepsia. Ajo më ka thënë që ‘’Anjeza unë kam frikë se një ditë do të më përsëritet” po unë vetëm sot e kuptoj parandjenjën e saj”,- u shpreh Anjeza Hoxha.

Adela iu bashkua nismës më të re televizive ‘’Fax News” që në datën 1 tetor në pozicionin e gazetares së kulturës dhe në 15 nëntor do fillonte emisioni i saj në këtë ekran ‘’Shtëpia e Adelës”. Fatkeqësisht ”Shtëpia e Adelës” nuk mundi t’i hapte dot dyert e saj, duke lënë përgjysmë një ëndërr por edhe një sfidë të re që me siguri me energjinë që e karakterizonte do e kishte shndërruar në sukses. Më parë Xhamani ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, mjaft orgjinale në atë që përfaqësonte në këtë show televiziv. Po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”. Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet. Adela ka lënë pas dy prindërit e saj, si dhe motrën dhe vëllain të cilët jetojnë në Gjermani. Nëna e saj ndodhet në gjendje të fikti pas marrjes së lajmit. Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen në këto momente, po ‘’Fax News” dhe ‘’Shuplaka” shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e Adelës, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur!

Tags: AdelaParandenjerrefimvdekje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.