Një 36-vjecare ka rënë në prangat e policisë Italiane, pasi u kap duke shpërndarë drogë. Asaj iu gjetën 22 kilogramë hashash dhe marihuanë. Sipas mediave italiane gruaja e arrestuar në Montichiari është e dashura e njërit prej bosëve shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Europë. Duket se ky arrestim do t’i hapë udhë një hetimi ndërkombëtar mbi trafikun e drogës në Italinë veriore dhe kryesisht në zonën e Brescias. Mbi këtë ngjarje mediat dhe policia italiane nuk japin shumë detaje, duke menduar që sekreti do të ndihmojë bashkëpunimin ndërkombëtar që të goditet rrjeti i drogë,s dhe të kapen shokët e shqiptarit që konsiderohet si një “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një rrjeti klubesh nate dhe mbi të cilin ka urdhër-arrest evropian për trafikun ndërkombëtar të drogës. Policia e gjeti 36-vjeçaren me një ID false teksa shiste drogën për një trafikant që jeton në Milano. E dashura e “shefit” kishte gjetur strehë në shtëpinë e një 40-vjeçari të kërkuar për vrasje. Në kohën qe policia u fut te kontrollonte, trafikanti u fsheh në një dollap, por u zbulua. Hetimi tregoi se 36-vjeçarja kishte rolin e mbajtjes se kontakteve mes eksportuesit shqiptarë të drogës dhe atyre italianë në Brescia, Milano dhe Bergamo. Operacioni është marrë në fund të disa javëve hetimi e përgjimesh. Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët shtrydhnin marijuanën dhe hashashin në cilindra të posaçëm. Edhe pas arrestimit të dyfishtë, operacioni është në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/