Zyrat e përbashkëta sjellin produktivitet të ulët në punë

Zyrat e përbashkëta sjellin produktivitet të ulët në punë

135
0
Shares

Një studim i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, ka zbuluar se zyrat e përbashkëta zvogëlojnë produktivitetin e punës. Sipas hulumtimit, njerëzit që punojnë në mjedise të përbashkëta janë më të prirur për t’u sëmurur dhe janë më pak të motivuar për punë. Punonjësit mendojnë se u mungon privatësia, ata mund të jenë më pak produktivë, pasi i pengon zhurma që krijohet nga bisedat e njerëzve, apo tërheqja e vëmendjes. Studimi i publikuar në “Scandinavian Journal of Work”, nën titullin “Mjedisi dhe shëndeti” ka zbuluar se njerëzit që punojnë në zyra të hapura kanë 62% më shumë mundësi të kenë mungesa për shkak të sëmundjeve në krahasim me ata që kanë zyrat e veçanta, të mbyllura. Të njëjtin rezultat kanë dhënë edhe hulumtimet e mëparshme të Universitetit Politeknik të Hong Kongut. Bëhet fjalë edhe për një tjetër përfundim se të punësuarit mbi moshën 45-vjeçare ishin më të prekurit për sa i përket produktivitetit në punë nga zhurmat e bisedave. Rreth aspekteve që ndikojnë në produktivitetin e punës së tyre janë pyetur 299 punëtorë, që shumica kishte thënë se irritoheshin nga bisedat e punëtorëve të tjerë dhe të zileve të telefonave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY