SKANDAL/ Landfilli Rrogozhinës, kryeministri peng i klaneve mafioze

SKANDAL/ Landfilli Rrogozhinës, kryeministri peng i klaneve mafioze

131
0
Shares

Një përfaqësi e Partisë Demokratike e kryesuar nga deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, dhe Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi morën pjesë në takimin me banorët dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e Landfill-it të mbetjeve në Lekaj-Gosë në Bashkinë Rrogozhinë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se Bashkia Rrogozhinë nuk ka respektuar asnjë kriter ligjor për ndërtimin e landfillit dhe se Kryetari i saj refuzon të bëjë transparencën e këtij vendimi korruptiv.
Deputetja Albana Vokshi deklaroi se pas këtij krimi mjedisor qëndron Kryeministri, si përfaqësues i mafies në qeveri. Vokshi iu bëri thirrje grave dhe vajzave të mos lejojnë ndërtimin e landfillit që rrezikon t ju sjellë mbetjet e rrezikshme toksike në dyert e shtëpive.
“Protestoni që të ndalet projekti kriminal që ju dhe fëmijët tuaj të jetoni jetën që meritoni”, tha Vokshi.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike deklaruan se ndërtimi i landfill-it po bëhet pa konsultim me banorët dhe se nuk ekziston asnjë projekt-dokument. Ata thanë se Bashkia Rrogozhinë ka ndryshuar disa herë vendin e ndërtimit të landfill-it, duke shtuar dyshimet për një vepër kriminale mjedisore të urdhëruar nga klane të lidhura me mafien e mbetjeve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike i bënë thirrje kryeministrit të tërheqë me urgjencë këtë vendim kriminal dhe iu bënë thirrje banorëve dhe aktivistëve te shoqërisë civile të vazhdojnë protestat për të mos lejuar ndërtimin e landfillit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY