FOTO & EMRI/ Tiranë, 30 vjeçari kapet me mina me tritol C4...

FOTO & EMRI/ Tiranë, 30 vjeçari kapet me mina me tritol C4 te një lokal te Unaza e Re

220
0
Shares
Landi Goli

Dy mina artizanale me eksploziv C4, të telekomandueshme në distancë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së enjtes, në një operacion të zhvilluar në zonën e Unazës së Re.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 30-vjeçarin nga Librazhdi, Landi Goli, si posedues të lëndës së fuqishme plasëse.
Policia, që ishte vënë në ndjekje të tij e vuri në pranga të riun teksa qëndronte i ulur në një lokal në zonën e njohur si “Astiri”.
Minat e lidhura me aparat celular për shpërthim në distancë dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
Pas kontrolleve të riut nga Librazhdi i është gjetur edhe një sasi e konsiderueshme prej 215 gramësh lëndë narkotike, e llojit kokainë.
Policia ka nisur hetimin për të zbuluar qëllimin e minave artizanale dhe porositësit e tyre.
30-vjeçari nga Librazhdi nuk ka pranuar të flasë para hetuesve të cilët besojnë se ai është pjesë e një grupi të rrezikshëm që operon në prodhimin dhe shitjen e lëndëve plasëse.
Një minë e tillë , në tregun kriminal mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 3 deri në 4 mijë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY