Elbasan, shkon për vizitë te motra, vetëvaret 52-vjeçari nga Tirana

Elbasan, shkon për vizitë te motra, vetëvaret 52-vjeçari nga Tirana

151
0
Shares

Një person është gjetur i vdekur një ditë më parë në një fshat në Elbasan.
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi Ri. Aty, SH. K., 52 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, është gjetur i varur në një pemë ulliri, pronë e së motrës së tij.
Pema ndodhej pranë banesës së Q. SH., 62-vjeç, ku mësohet se viktima kishte shkuar për vizitë.
Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.
Ndërkohë, dyshimet e para janë se 52-vjeçari është vetëvarur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY