Skandali i fikjes së radarëve, për të favorizuar trafikun e drogës nga deti, tashmë dokumentohet.
Të paktën për 8 muajt (janar – gush) 2017, radarët janë fikur 18 herë.
Një dokument ekskluziv i konsideruar sekret dhe i siguruar nga DRONI.al, e provon këtë.
Dokumenti, është një raport i QNOD (Qendrës Ndër Operacionale Detare), nëpërmjet të cilit vihet në dijeni ministria e Mbrojtjes.
Raporti sekret, përshkruan të paktën 18 raste, më data dhe orare të sakta, kur janë fikur radarët dhe shkaqet e tyre.
Nga dokumenti duket se aq e qëllimshme është fikja e radarëve, sa ata fikeshin për 2 – 3 orë, për “shkak defekti” dhe çuditërisht ndizeshin sërish… DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/