VIDEO/ Shpërthen deputeti: Pasha Zotin, janë 10 – 15 deputetë të PS-së...

VIDEO/ Shpërthen deputeti: Pasha Zotin, janë 10 – 15 deputetë të PS-së që mbjellin drogë

340
0
Shares

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se janë 10 – 15 deputetë socialistë që merren me drogë.
“Gjykoj që për këtë situatë sa i përket kësaj bote kriminale, do të ftoja edhe shumicën e socialistëve që janë të ndershëm. Unë nuk mendoj se zt. Velaj (Fate Velaj i ftuar në studio) mbjell drogë, por janë nja 10 – 15 deputetë socialistë që pasha Zotin vetëm nuk e mbjellin kështu (veprimi në foto). Do ta shihni që do të dalin. Do t’i dëgjoni. Mos kujto se është ndonjë nder i madh”, u shpreh Shehi.
Deputeti Dashamir Shehu u shpreh mw tej se Partia Socialiste përdori sistemin “omerta” të mafies në rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, duke e shpjeguar këtë sistem. Ai thotë se opozita ka fituar në këtë rast.
“Ne si opozitë kemi mbërritur maksimumin të asaj që mund të mbërrihej. Ne si opozitë, kemi mbërritur një lloj suksesi, që pala tjetër në mënyrë idiote mbrojti një njeri që duhej dorëzuar përpara ligjit. Pala tjetër hyni brenda sistemit të omertas, që është sistemi i mafies. Edhe kjo banda që është e lidhur Tahiri vjen nga Katania.
‘Omerta’ është heshtje, kodi i mafies. Ty djalosh ne nuk të dorëzojmë, ti do rrish atje. Ne të përzëmë nga grupi socialist, por mirëpo për t’ia dorëzuar drejtësisë jo.
Kjo është mafia e ardhur në qeverinë shqiptare. Mbyll gojën, familjen tënde, paratë e tua i garantojmë ne, por ti do mbyllësh gojën. Po kujdes! Ky është trishtimi i madh që jetojmë ne sot. Nuk ka rëndësi është Tahiri po jo Tahiri, se sa tahirë ka parë Shqipëria. ‘Omerta’ është mbyll gojën, hesht dhe këtë bëri sot PS-ja. I thanë ty të përzënë për t’i mbyllur gojën të huajve.
Nga pikëpamja e propagandës na ka bërë nderin më të madh, por nga pikëpamja e shtetit krijon një precedent të rrezikshëm”, vijoi Dashamir Shehi.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY