FOTO & EMRI/ Elbasan, pranga kontrabandistit nga Tepelena, procedohet edhe doganieri nga...

FOTO & EMRI/ Elbasan, pranga kontrabandistit nga Tepelena, procedohet edhe doganieri nga Përmeti

233
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandimit të metrazheve.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë Petrit Abedini, 58 vjeç banues në Tepelenë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës.
Grupi hetimor, pas verifikimeve të para hetimore, sekuestroi kamionin të ngarkuar me metrazhe me 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohen të jenë futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 174 dhe 180 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me këtë rast kontabande, veprimet hetimore kanë vijuar nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit A. I., 33 vjeç banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet.
Procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24. 10. 2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi Petrit Abedini, i cili gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë.
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 175 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY