Ambasada e SHBA nuk ka gjë për të thënë për çështjen Saimir...

Ambasada e SHBA nuk ka gjë për të thënë për çështjen Saimir Tahiri

122
0
Shares

Situata e ndezur politike ku ndodhet vendi erdhi pas “fitilit” që ndezi jo pa të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu mbi rendin politiko-kriminal që ka qeverisur dhe vazhdon të qeverisë Shqipërinë.
Ambasadori Lu foli për 20 familje dhe 4 klane kriminale, dhe një polici të paaftë për të arrestuar Klement Balilin, ish-zyrtar i qeverisë Rama i kërkuar nga Interpoli si kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Për shkak të dosjes “Habilaj”, situata precipitoi dhe në skenë kanë dalë emra, ku natyrisht më i diskutuari është ai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dyshuar zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si mbështetës i një organizate kriminale të trafikut të drogës.
Përtej të gjitha interpretimeve që japin palët politike, ajo që vetë ish- ministri ka pranuar është gabimi i shitjes së makinës së tij kushërinjve trafikantë, dhe argumenti se në indiferencën e gjërave nuk kishte verifikuar blerësit.
Por, një vit pasi u kishte shitur makinën që ishte ende në pronësi të tij, ish-ministri Saimir Tahiri udhëtoi me të njëjtin automjet jashtë vendit, duke përmendur si ndërmjetës me Habilajt xhaxhain e tij. Këta të fundit i japin sërish makinën ministrit dhe ai shkon për pushime në Greqi me një automjet me të cilin dyshohet se është transportuar drogë.
U aludua në media se arrestimi i deputetit socialist është kërkuar nga FBI-ja amerikane, por dosja u është përcjellë autoriteteve shqiptare nga Prokuroria e Katanias. Qëndrimi i maxhorancës mbi këtë dosje dhe kërkesën e Prokurorisë ishte kundër arrestit të ish-ministrit, ndonëse ditën e parë të daljes në publik të skandalit, qeveria i qëndroi parimit që të vërtetën ta zbardhë e drejtësia.
Të gjithë e mbajmë mend sesi socialistët protestuan bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu në kuadër të “qëndrimit partizan” për reformën në drejtësi, por anëtarët e saj në Këshillin e Mandateve me vendim politik përcaktuan sesi duhet bërë drejtësia në rastin Tahiri.
Respublica i kërkoi një koment ambasadës amerikane mbi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Tahiri dhe qëndrimet e mbajtura nga palët politike për këtë çështje. Përgjigja që morëm ishte se në këtë moment “nuk kemi gjë për të thënë”. Heshtje që mund të lexohet si mbështetje për varkën e trazuar të qeverisë në tallazin ku e ka çuar çështja Tahiri, por edhe mosinfluencim në këtë proces. Jashtë komenteve ka qëndruar edhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, e cila po ashtu ka qenë aktive në negociatat për reformën në drejtësi. Por ndonëse nuk kanë folur, ambasadorët ka qenë aktivë në lëvizjet e tyre, ku një prej vizitave ka qenë ajo në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, takim për te cilin nuk ka pasur njoftim zyrtar për çfarë është biseduar. Respublica

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY