Reagojnë gazetarët e ofenduar nga Rama: E turpshme, ja pse u detyruam...

Reagojnë gazetarët e ofenduar nga Rama: E turpshme, ja pse u detyruam t’i hiqnim mikrofonin

314
0
Shares

Pas incidentit ku kryeministri Edi Rama i ofendoi sot, kanë reaguar edhe disa nga gazetarët e pranishëm në fjalën e kryeministrit.
Ata e kanë quajtur si të turpshëm reagimin e kryeministrit. Ata shkruajnë se duhet të reagojnë pronarët dhe shoqatat e gazetarëve për këtë rast.
“Është e turpshme që një kryeministër të dalë qëllimisht, siç e pranoi edhe vetë, për të ofenduar dhe denigruar gazetarët. Ne sa kishim në dorë e bëmë, hoqëm mikrofonat. Tani të reagojnë drejtoret, pronarët dhe shoqatat e gazetarëve”, shkruan Indrit Maraku i ABC News.
“E turpëruar që kryeministri më detyroi t’i heq mikrofonin dhe t’ia lë fjalën në mes!”, shkruan Esioni Konomi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY