Opozita ka paraqitur sot para deputetëve në Kuvend, nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj, përfundimet e raportit të saj në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, në thelb të të cilit qëndron miratimi i kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, deputetit socialist, ish-ministër i Brendshëm Saimir Tahiri.
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka lexuar relacionin e opozitës duke numëruar të gjitha arsyet se përse sot Kuvendi duhet të vendosë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të pranohet kërkesa e prokurorisë për arrestimin e tij.
Deputeti Enkelejt Alibeaj ka lexuar përfundimet e raportit të opozitën ne Këshillin e Rregullores dhe Mandateve, në thelb të të cilit qëndron miratimi i kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, deputetit socialist, ish-ministër i Brendshëm.
Alibeaj ka theksuar se “Janë shumë episode, nuk janë një në një natë, por në disa net, muaj e vite. Nuk janë mes dy personave, por 23 anëtarë të dyshuar të kësaj familjeve kriminale, dëshmi të pakundërshtueshme të bashkëpunëtorëve të drejtësisë që po faktojnë mbështetën shtetërore ndaj grupit kriminal”.
Aliebaj ka theksuar se, “Marrja e shpërblimeve është e shtrirë në kohë, vëllezërit Habilaj pohojnë shpërblimet që i japin Tahirit, në para, pagesa për veshje, kostume, në diamante të vërtetuara tre here, byzylykë të kushtueshëm, me argumentin për paprekshmërinë dhe përdorimin e makinës ‘Audi’”.
Sipas Aliebeajt, duhet autorizimi i Kuvendit është ky shkak që prokuroria ka kërkesë për imunitetin.
“Kuvendi verifikon vetëm procedurën që është zhvilluar pa i hyrë provës në drejtim të faktit penale dhe autorësisë, imuniteti nuk duhet të shndërrohet në mburojë si pengesë për drejtësinë, nëse pranohet e kundërta atëherë çdo akt është i pavlefshëm, se kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe uzurpon kompetenca gjyqësore, nëse shqyrton prova atëherë demokracia përballet me një rrezik flagrant. Situata shthuret dhe sjell pasoja të dëmtojnë pa kthim drejtësinë e një shteti ku sundon ligji”- theksoi ai.
Deputeti demokrat tha nder te tjera, se “Kërkesa për autorizim për arrest, heqje lirie,kontroll, paraqitet nga prokuroria, duhet të tregojë veprimin që kërkon autorizimi, ajo shoqërohet me relacion me provat që e mbështesin”.
Sipas tij, “ligji nuk kërkon që kuvendi të vërtetojë cilësinë e provave, nuk duhet të kryejë proces të administrimit të provave, është pushtet ekskluziv i prokurorisë dhe gjykatës marrja, administrimi dhe vlerësimi i provave për të krijuar ato nëse duhet ngritur akuzë dhe nëse i pandehuri duhet deklaruar fajtor apo jo’.
Alibeaj ka theksuar se ka dyshime se, “Në banesën e Tahirit fshihen prova materiale të veprës penale, ose që i përkasin veprës penale”.
“Mosdhënia a autorizimit është një akt që kompromenton marrëdhëniet e Kuvendit ne sute e publikut me institucionet e tjera.
Në një version të tillë që nuk do doja ta uroja është cenim i barazisë para ligjit. Nëse nuk jepet autorizimi kjo përmbyset, ‘nëse je anëtar i Kuvendit ligji nuk të prek’, kjo nuk duhet të ndodhë.
Vendimmarrja për mbajtjen e imunitetit do të krijonin një përçmim për politikën, politikanët dhe sistemin, Kuvendi duhet të japë autorizimin, se vetëm kështu çdo deputet dhe Kuvendi tregon standardin më të lartë të sjelljes etike dhe bëhet model për të tërhequr në politikë njerëz me vlera.
Kjo do të ishte njolla më e zezë e madhe e kuvendit të një vendi që zor se do të shlyej në të ardhmen.
Nëse kuvendi voton për mbajtjen e imunitetit do të ishte goditja ndaj shpresës së publikut për reformën në drejtësi dhe Vetting-un, kjo tregon haptazi mungesë vullneti politik për të luftuar krimin e organizuar”, u shpreh më tej Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/