Kryemadhi: S’na mbetet gjë tjetër, vetëm ti themi “punë të mbarë” të...

Kryemadhi: S’na mbetet gjë tjetër, vetëm ti themi “punë të mbarë” të gjitha bandave

137
0
Shares

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka shpërthyer në foltoren e Kuvendit pasi me shumicë votash nga mazhoranca, u vendos mosarrestimi i ish-ministrit Saimir Tahiri.
Kryemadhi e akuzoi grupin e PS-së se, “votimi i sotëm vërtetoi se krimi e ka kapur mazhorancën, vërtetoi fjalët e Habilajve se 74 mandatet janë blerë me paratë e drogës dhe ky grup më duket si korporata e latifondistëve të hashashit ku secili ka një parcelë.
Ju sot treguat se nuk shpëtoni dot nga krimi dhe doni t’i jepni shans me votë, krimit…S’ka gjë, se unë flas për shqiptarët, edhe pse këta nuk dëgjojnë…
Ju treguar se nuk doni të dalë e vërteta në shesh dhe jeni peng i krimit dhe trafikut të drogës. Dua ta mbyll me një pasazh, jo se jam juriste si Ulsiu: Komisioni i Venecias vlerëson se institucioni që voton nuk duhet të japë në asnjë rrethanë për fajësinë ose jo të deputetit. Ky votim sot tregoi se mazhoranca nuk e do reformën në drejtësi. Me hipokrizi luftoi ta kapë sistemin e drejtësisë.
Mendoj se sot neve nuk na mbetet gjë tjetër veç t’u themi punë të mbarë të gjitha bandave, ku vetëm në 2017 janë kapur 23 ton drogë në Itali e në Greqi 11 ton drogë e sa e sa avion të tjerë janë ngritur në pista të vogla. Jam e bindur se shqiptarët janë të neveritur sesi krimi i organizuar dhe bandat drejtojnë vendin dhe të rinjtë shqiptarë do t’i thonë jo kapjes së institucioneve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY