EMRI/ U dënua me 17 vjet burg për vrasje, ekstradohet Picari i...

EMRI/ U dënua me 17 vjet burg për vrasje, ekstradohet Picari i shumëkërkuar

418
0
Shares

Një 47 vjeçar eshte ekstraduar nga Edinburgh/Skoci me ndihmën e Interpol Tirana. Astrit Picari 47 vjec banues ne Vore është dënuar me 17 vite burg për veprën penale “vrasja me dashje”. Picari iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve, pasi Gjykata e Tiranës në datën 20 nëntor 1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të ‘Vrasjes me dashje’. Në datë 20 tetor 1995, shtetasi Astrit PICARI pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY