FOTO GALERI/ Lezhë, pranga dy të rinjve, ju bllokohen pushkë, pistoletë e...

FOTO GALERI/ Lezhë, pranga dy të rinjve, ju bllokohen pushkë, pistoletë e drogë në makinë

367
0
Shares

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të punës me objektiv kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, u bë i mundur lokalizimi në rrugën Rrëshen – Bukmirë , dhe kapja e personit në kërkim E. B., 25 vjeç, banues në Lezhë i shpallur në kërkim për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit ” dhe “Kanosje”.
Në momentin e ndalimit , shoqërohej nga B. D., 18 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë .
Këtyre 2 personave, gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale…
– 1 armë zjarri pistoletë me karikatorë me 7 fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva
Veprat penale në ngarkim të tyre janë “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Mbajtje pa leje e armëve të gjahut” “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY