SKANDAL/ Tiranë, 350 mijë lekë prenotimi i varrit në Tufinë

SKANDAL/ Tiranë, 350 mijë lekë prenotimi i varrit në Tufinë

189
0
Shares

Në varrezat e Tufinës, në Tiranë, deklarohet se nuk ka më vende, por po të paguash 350 mijë lekë punonjësit mund të të gjejnë një hapësirë boshe.
Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të hëne skandalin, me zë e figurë, duke sjellë fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit, të cilët kanë rrethuar vende duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen vetëm atyre që paguajnë bakshish.
Për të vërtetuar rastin flagrant, gazetarët e “Fiks Fare” fillimisht kanë kontaktuar me rojën e varrezave, i cili ka treguar se në varreza ka vende të rrethuara me kangjëlla si varre, të cilat janë bosh, por për këtë duhet folur me brigadierin, që është dhe përgjegjësi.
“Ai vendi i rrethuar me kangjella është kot. E ka rrethuar, e ka bërë gati ai. Atë gurin e ka vënë kot. E kupton? Ose merr këtë tjetrin, bosh është. Ti thuaji kështu, ‘e kam gjetur vendin, te rruga me pisha’. Foli Besimit. Ik bëja porosi se…”, i ka thënë roja gazetarëve, duke u treguar vendet që janë rrethuar si varre.
Gazetarët kanë takuar edhe përgjegjësin, i cili ka pranuar se vende ka, por janë të zëna nga të tjerët. “Fiks Fare” ka kontaktuar sërish me rojën në telefon. Gjatë një bisede telefonike, roja i ka thënë gazetarit se ka folur me përgjegjësin dhe mund të shohin një vend që ka zgjedhur për të, por duhet folur me pronarin që e ka rrethuar.
Ky i fundit ka thënë se e kishte prenotuar më herët për një njeriun e tij, por që tani do ta shesë. Pasi gazetarët kanë parë vendin, pronari i vendit të prenotuar ka kërkuar 350 mijë lekë, ndërsa punëtori u ka kërkuar që të bëhet bordura për ta rrethuar.
Gjatë bisedës, pronari i vendit ka kërkuar kapar dhe gazetari i “Fiks Fare” ka thënë se ka 90 mijë lekë të vjetra. Pronari dhe punëtori i varrezave kanë pranuar të marrin 90 mijë lekë derisa të ndërtohet bordura për rrethimin e vendit.
Punëtori i varreve u ka thënë gazetarëve se pas ndërtimit të bordurës do t’i marrë në telefon që t’i japin edhe 260 mijë lekë të tjera. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY