Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Çollaku: Treshja qe sulmon prokurorine e Krimeve te renda

23/10/2017
Gazetari Basir Çollaku : Jam unë dëshmitar i censurës së Tahirit dhe Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp
Analisti Basir Çollaku ka dhënë një panoramë të asaj se çfarë po ndodh me  çështjen e bujshme “Tahiri”.  Në një intervistë eksluzive për News365.al , z. Çollaku është shprehur se presioni i madh që politika po i bën prokurorisë tregon haptazi përfshirjen e saj me krimin. Analisti Çollaku deklaron se trinomi “Tahiri-Rama-PS”, po bëjnë ç’është e mundur që të sulmojnë organin e akuzës, në mënyrë që të mos dalin në skenë lidhjet e tyre me botën e krimit dhe drogës.

Në lidhje me policinë Çollaku thotë se një pjesë e drejtuesve të policisë së shtetit kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës dhe disa drejtues duhet të kishin shkuar ne burg më herët.  Ndërsa përsa i përket Zaganit, ai thotë se është kontribues për drejtësinë, më shumë se kryeministri dhe ish ministri, si dhe shton se kemi edhe një partner, Drejtësinë italiane që dënoncon të njëjtën gjë, prej katër vitesh, e cila ka arrestuar pikërisht zotërinjtë Habilaj me 3.5 ton drogë.

1- Z. Rama foli shumë qartë përpara grupit socialist, nuk e japim Tahirin, cfarë do të thotë ky mesazh për politikën?

–Të mos krijosh mundësinë për të shkuar tek vendimarrja është një ndërhyrje e shëmtuar politike, që në këtë rast z.Rama e bën për të mbrojtur jo Tahirin, por për të mbrojtur veten sepse pas Tahirit është vetë z.Rama. Kjo ngjarje ka qenë e regjistruar në Prokurori prej 4 vitesh me disa episode, por është mbyllur në mënyra të befasishme, të çuditshme dhe në gjykimin tim së paku jo fort profesionale. Ky është një tjetër krim që kanë konsumuar së bashku, prandaj edhe kur shajnë apo komplimentojnë njëri-tjetrin është një llogari e përbashkët që ata ditën e thonë ndryshe dhe natën ndryshe. E vetmja gjë që i bashkon ata është përfitimi, është paraja njëkohësisht e ndarë me pushtet.

2- Përse hesht Policia e Shtetit për këtë çështje?

–Mund të them që një pjesë e drejtuesve të policisë së shtetit ka qenë e përfshirë në trafikun e drogës dhe zinxhiri drejtues duhet të kishte shkuar tek hekurat, duhet të ishin arrestuar më përpara se të vinim sot në këtë zallamahi politike ku kërkojnë të shfajësohen të gjithë së bashku. Edhe një që ka ngarkuar thasë thotë unë nuk ndiqem penalisht apo politikisht, sepse unë jam socialist apo demokrat dhe thesi im ishte i majtë apo i djathtë. Ai është thes me hashash nuk ka asnjë etiketë, se cilës parti i përket. Në këtë rast policia ka shfaqur paaftësinë për tu rezistuar urdhërave të eprorëve ose secili prej tyre ka marrë atë plackë që i takonte dhe ka bërë indiferentin, këtë nuk mund ta themi për të gjithë strukturën policore. Por nëse drejtuesit e policisë kanë bërë këtë gjë ata duhet të përballen me drejtësinë, nuk mund të fshihen pas politikës. Shko në gjykatë merre vendimin edhe t’i bindemi këtij vendimi të gjykatës. Ke edhe në qarqe  të tjera që në bandat kriminale janë eprorë të policëve, janë eprorë të komisariateve të drejtorive të policive, si në Elbasan, Fier, Vlorë apo në Shkodër . Për sa kohë je kontakt me krimin nuk je më në gjendje as ta arrestosh, as ta dërgosh përtej hekurave por thjesht të bëhesh zbatues i urdhërave.

 3- Do të kemi vota balotazhi, sa i përket çështjes së heqjes së mandatit të deputetit, Saimir Tahiri?!

-Unë në seancën parlamentare të së mërkurës shoh një balotazh  të vetëm, balotazhin mes mazhorancës dhe bandave. Ata kanë ndarë mendjen të votojnë  të dy bashkarisht për të mos patur arrestime, për të mos patur ndjekje penale, sepse vendimi i Këshillit të Rregullores së Mandateve të Parlamentit u nda 5 me 5, ku njëra palë kërkonte të autorizonte Prokurorinë, të kryente arrestin ndaj ish-minitrit, pala tjetër ta hetonte, c’duhej leje për ta hetuar?! Nëse t’i do të kufizosh edhe mundësinë për të hetuar instutucionin, atëherë uli qepenat dhe jepe me qera. Dëshira dhe urdhëri i kryeministrit Rama që është shefi i Tahirit dhe i gjithë vartësve të Tahirit nëpër parcela është që të mos rrezikojë vetveten, sepse pas gjithë kësaj eskorte kriminale fshihet kryeministri.

4- Kemi dhe një deklaratë të Shefit të Antimafias Italiane, Franco Roberti  për drogën që vjen nga Shqipëria…

-Çuditërisht është hequr kilogrami si njësi matëse, pra kemi bërë një zbulim fizik ne shqiptarët në kontributin e drogës. Nëse ofrohesh me kilogramë nuk të marrin në konsideratë, njësia matëse këtu në Shqipëri që i ofron fizikës është toni, dhe kjo në trafikun e lëndëve narkotike me bekimin e pushtetarëve shqiptarë. A janë të majtë, a janë të djathtë, a janë të kuq a të zinj, le t’i lëmë drejtësinë e gjykatën të vendosë, por le ta lëmë kjo është çështja.

5-  Keni qenë i pari që e keni bërë publike rastin e ish-shefit të Antdrogës, Dritan Zagani. Ai madje ka deklaruar që do të siguroj paratë, për të dëshmuar kundër ish-ministrit Tahiri?

–Ndryshe nga sa thotë kryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm se ai ka qenë bashkëpunëtor i trafikantëve, kjo është deklaratë publike e këtyre dy zyrtarëve, ai është oficer i kanosur nga trafikantët, i kanosur me jëtë ai dhe familja e tij. Ka patur një tentativë për t’i bërë atentat në shtëpinë e tij në Vlorë më herët, pra është një nga oficerët që ka dëshirë dhe të luftojë krimin bashkë me shumë oficerë të tjerë. Kam patur edhe dëshmi të oficerëve të tjerë të Drejtorisë së Policisë së Fierit. Ka një gjë shumë të çuditshme, këta oficerë të cilët janë prezent në ndalimin e mjetit të ministrit, të përdorur nga ata të akuzuar për trafik me Habilajt janë të gjithë të arrestuar, të ndëshkuar pjesërisht disa muaj dhe të kërcënuar e të larguar nga Shqipëria. Eprorët e tyre të cilët kanë mbrojtur ministrin janë të gjithë të shpërblyer, së paku në deklarimet që këta drejues policie kanë bërë bujë, kanë konsumuar veprën penale për dëshmi të rremë, kanë gënjyer. Zagani është kontribues për drejtësinë, më shumë se kryeministri, më shumë se ministri. Tashmë kemi edhe një partner që dënoncon të njëjtën gjë, prej katër vitesh e denoncon, të njëjtën gjë po thotë edhe drejtësia italiane, e cila ka arrestuar pikërisht zotërinjtë Habilaj me 3.5 ton drogë, i kanë provuar italianët. 

Tags: basir collaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.