Një biznesmeni të njohur në qytetin e Elbasanit i grabitet banesa.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, ndërsa në banesën e biznesmenit Ylli Salla, kanë mundur të grabisin kasafortën me para dhe dy makina luksoze.
Referuar të dhënave paraprake të policisë, mësohet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 04.30 – 05.00 të mëngjesit të sotëm.
Policia dyshon se grabitja në fjalë ka qenë e mirë-organizuar dhe e menduar deri në detaje. Grabitësit kanë mundur të futen në banesën e biznesmenit duke hapur derën kryesore, ndërsa çelësat e makinave i kanë marrë në tavolinat e paradhomës.
Ndonëse në banesë kishte edhe pjesëtarë të familjes, askush prej tyre nuk ka dëgjuar lëvizjet e hajdutëve.
Policia e Elbasanit ka nisur tashmë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit
Më datë 23.10.2017 është marrë njoftim nga salla operative për një vjedhje banese.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para konstatuan se;
Në fshatin Mengel, në banesën e shtetasit Y. S., gjatë natës, persona të paidentifikuar dyshohen të kenë vjedhur kasafortën dhe dy automjete.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/