Drejtësia italiane e shpalli në kërkim, gjykata jep vendimin për “të fortin”...

Drejtësia italiane e shpalli në kërkim, gjykata jep vendimin për “të fortin” nga Shijaku

263
0
Shares

Gëzim Aleksi u arrestua tre ditë më parë si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 41 vjeçarin nga Shijaku. Urdhër-arresti u lëshua nga Gjykata e Breshas në Itali, më 16 qershor të vitit 1998. Drejtësia italiane e kishte shpallur 19 vjet më parë në kërkim për vrasjen e një bashkatdhetari, në një lokal në Bergamo, krim për të cilin Aleksi është dënuar me 18 vjet burgim nga drejtësia shqiptare, në bazë të një bashkëpunimi me prokurorinë italiane. Prokuroria ndërkohë do të marrë kohën e saj për të vlerësuar gjendjen penale të Aleksit në lidhje me krimin e kryer 20 vjet më parë në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY