Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja vendi ku zyrtarët e lartë shqiptarë fshehin qindra mijëra euro

19/10/2017
Borxhi publik në Shqipëri, 3.4 milionë euro në ditë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Greqia është shndërruar në një parajsë fiskale për zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë. Lajmi konfirmohet nga Ministria greke e Financave. Hetimet e agjencive greke të Inteligjencës financiare kanë zbuluar se, në bankat greke janë depozituar miliona euro nga individë shqiptarë, të cilët nuk janë emigrantë atje, por zyrtarë të administratën publike në Shqipëri, ose ish-punonjës të saj. Nga hetimet ka rezultuar se, këta individë depozitojnë “cash” shuma që variojnë nga 10 deri në 500 mijë euro, ndërkohë që në shumë raste përdorin kasafortat e bankave, për të depozituar aty sende me vlerë. Fluksi i miliona eurove nga Shqipëria drejt Greqisë ka vënë në lëvizje qeveritë e të dyja vendeve. Burime nga Ministria greke e Financave thonë se, brenda vitit të ardhshëm, Greqia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos firmosi në Athinë një marrëveshje shumëpalëshe për shkëmbimin e informacioneve financiare me 60 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, që shkëmbimi i të dhënave mes Greqisë dhe Shqipërisë të hyjë në fuqi, duhet nënshkruar edhe një marrëveshje dypalëshe. Sipas burimeve nga Ministria greke e Financave, kjo çështje pritet të diskutohet në takimin e dy ministrave të Jashtëm, Bushati dhe Kotzias, që do të mbahet në muajin nëntor, për t’i hapur më pas rrugën firmosjes zyrtare të marrëveshjes vitin e ardhshëm. Nënshkrimi i marrëveshjes nënkupton se autoritetet do të shkëmbejnë informacione, jo vetëm për transferta, apo gjendjen fiskale të bizneseve dhe individëve që kanë aktivitet në të dyja vendet, por edhe mbi depozitat e tyre në bankat e vendeve respektive./TCH

Tags: euroFiskalepasuri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.