INSTAT/ Rama e fillon mbarë mandatin e dytë, krimet rriten 10 për...

INSTAT/ Rama e fillon mbarë mandatin e dytë, krimet rriten 10 për qind më shumë

99
0
Shares

Situata kriminale në vend është rënduar muajt e fundit. Instituti i Statistikave raporton një ritëm mbi 10% të veprave penale, në periudhën korrik – shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo periudhë korrespondon me fillimin e mandatit të dytë qeverisës, të kryeministrit Edi Rama.
Krimet në sferën ekonomike zënë peshën më të madhe, përfshirë këtu krimet kundër pasurisë. Mbi 40% e krimeve të regjistruara i përkasin kësaj kategorie. Në masë pak më të vogël janë krimet kundër shtetit me 38%, dhe gati 20% e krimeve u përkasin krimeve kundër personit.
Në të gjitha rastet situata është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë, pasi si numri i krimeve edhe i personave të përfshirë në to është rritur. Personat e implikuar rezultojnë të jenë 24% më tepër.
Shqetësuese është rritja me ritme të larta e krimeve ekonomike, ku përfshihet edhe vjedhja e pasurisë. Krime të kësaj natyre u shtuan gati 50% krahasuar me një vit më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY