FOTO/ Pamje të tmerrshme, masakrohet gazetari në Kavajë

FOTO/ Pamje të tmerrshme, masakrohet gazetari në Kavajë

318
0
Shares

Një gazetar është masakruar. Ngjarja e rende ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë në Kavajë. Denoncimi është bërë një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe sot ka vazhduar me denoncime duke bërë publike edhe fotot e dhunës që është ushtruar ndaj Dritan Kanaparit.

Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Kjo është liria e shtypit në narko-shtetin e Norieges!

Të dashur miq, ky është gazetari, drejtuesi i portalit ‘Buletini i Kavajës’, Dritan Kanapari, që u masakrua parëmbrëmë nga bandat e qeverisë tek dera e shtëpisë, për shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.

Duke dënuar dhe një herë me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorisë së shtetit të nisë menjëherë hetimet për gjetjen dhe ndëshkimin e merituar ligjor të autorëve të këtij krimi të shëmtuar ndaj lirisë së mediave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY