Skandalit të përgjimeve që ka nxjerrë emrin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka detyruar sot kreun e Grupit të PS, Taulant Ballën, të mbledhë me urgjencë Grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit.
Tahiri, i vënë në qendër të skandalit si pika kyçe e lidhjes së bandave të narkotrafikut me Kryeministrin Edi Rama, mban sot një post me rëndësi në PS, atë të Koordinatorit Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të qeverisjes.
Mbledhja e Grupit të PS zhvillohet dhe një ditë para seancës së përjavshme parlamentare, ku pritet një debat i ashpër ndërmjet opozitës dhe mazhorancës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/