Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMET/ Ja si kontrollonte kushëriri i dhjetë i Saimir Tahirit radarët dhe Policinë

18/10/2017
PËRGJIMET/ Biseda midis vëllezërve Habilaj: Porositë që më dha “shefi i madh” në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Moisi Habilaj, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, kishte njerëzit e tij edhe në “sallën e radarëve në Durrës”. Në vend që të informohej policia për mbërritjen e gomoneve me drogë, radarët shërbenin për të udhëzuar trafikantët që vinin të ngarkoheshin me kanabis në brigjet shqiptare.
Kështu thotë Moisi Habilaj në një bisedë me dy trafikantë italianë që kishin mbërritur në orën 01.00 të natës në 6 maj të vitit 2015, në brigjet shqiptare në bordin e peshkarexhës “Fatima”
Italianët do të ngarkonin rreth 900 kg kanabis në Porto Palermo. Guardia di Finanza italiane kishte montuar përgjues në bordin e peshkarexhës së nisur nga Catania duke regjistruar në këtë mënyrë të gjitha bisedat në bordin e saj.
“Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës – dëgjohet të thotë Moisiu – që aty shohin gjithçka, edhe peshqit. Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke.”…

Moisi Habilaj: Tani që do ikësh, duhet të largohesh 2 milje që këtu, nga toka, dhe pastaj duhet te ecësh drejt…, sapo të mbarojnë dritat tona…, sepse tani sapo me mori polici dhe më shpjegoi, në mënyrë që të mos u afrohesh ujërave greke…. Duhet të ecësh vetëm drejt, deri kur të mbarojnë dritat, sepse kur shkon rreth 6 – 7 milje larg nuk duken më dritat, duhet të ecësh edhe 2 – 3 milje dhe pastaj futesh…

Në të njëjtin përgjim kushëriri i Saimir Tahirit i tregon italianëve furgonat e policisë që patrullojnë aty pranë, duke iu mburrur se ata janë bashkëpuntorë.

Moisi Habilaj: E e pe furgonin e policisë që kaloi? Pak më parë? Janë të gjithë tanët këtu. Por mund të ketë edhe ndonjë tradhtar nuk i dihet…. Sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush ikën…, ne jemi të kompletuar, por se del ndonjë bastard….

Peshkarexha “Fatima” u ngarkua në Porto Palermo me 880 kilogram kanabis dhe dy Kallashnikovë.
Në Portin e Durrësit kanë kaluar disa herë tonelata të tëra droge pa u kontrolluar. Pak kohë më parë u arrestuan edhe inspektorë të Portit të Durrësit për lejimin e kalimit të 8 ton drogë. Përgjimet e fundit të autoriteteve italiane kanë thelluar këtë skandal ku dëshmohet edhe njëherë lidhjen e policisë dhe autoriteteve shqiptare me trafikantët e drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.