EMRAT/ Tiranë, prangosen 2 iranianë, trafikuan 5 bashkatdhetarë të tyre

EMRAT/ Tiranë, prangosen 2 iranianë, trafikuan 5 bashkatdhetarë të tyre

78
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë dje të mundur, arrestimin e shtetasve…
– Hamed Rostami, 26 vjeç, me kombësi Iraniane.
– Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi Iraniane. I pajisur me leje qëndrimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, më datë 16.10.2017, kanë konstatuar shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman. Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejt shumës monetare prej 2500 Euro.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY