Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI/ Qeveria e pranon: Shqiptarët ikin se s’ka punë dhe siguri

18/10/2017
Shqiptarët me mendje për të ikur, 587 mijë kërkime në Google për “kritere për azil në Gjermani”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria “Rama 2” ka hartuar Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Emigracionit për vitin 2018-2024, dokument që do të zbatohet nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Një ndër qëllimet kryesore të kësaj strategjie është krijimi i mundësisë së emigrantëve për të votuar në Shqipëri. Por, në draftin e prezantuar dje për herë të parë, qeveria ka renditur faktorët që ndikojnë te shqiptarët për t’u larguar nga vendi.
Edhe pse shumica e majtë pretendon se ka bërë gjatë katër viteve ndryshime rrënjësore, si në sigurinë publike, ekonomi dhe në forcimin e institucioneve, drafti i saj jep një pasqyrë krejt tjetër, sikur të ishte shkruar nga opozita. Në raport thuhet se shqiptarët po largohen nga vendi për arsye ekonomike, pasi ka mungesë të mundësive për punësim, si dhe kushte të vështira të jetesës.
“Njerëzit migrojnë kur në vendin e tyre mungojnë burimet dhe mundësitë për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre. Termi ‘për një jetë më të mirë’ përfshin disa faktorë, të cilët i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi. Kjo është e reflektuar në mungesën e njëtrajtshmërisë nëpërmjet emigrantëve shqiptarë.
Faktorët kryesorë janë: faktori ekonomik: shqiptarët largohen kryesisht për arsye ekonomike, siç janë mungesa e mundësive të punësimit, kushtet e vështira të jetesës, veçanërisht në disa zona ku mungojnë kushtet elementare si energjia elektrike, uji dhe strehimi”, thuhet në draftin e qeverisë.

Pasiguria
Në raportin që do të zbatojë Ministria e Diasporës thuhet se shqiptarët po largohen pasi në vendin tonë ka nivel të ulët të sigurisë publike. Por, ajo që të bën përshtypje është se janë larguar si emigrantë edhe qytetarët të cilët kanë qenë në kushte të mira ekonomike, dhe kjo vetëm për arsye të sigurisë.
“Shqipëria është përballur me flukse masive emigratore si pasojë e nivelit të ulët të sigurisë publike apo trazirave në vend. Një numër i madh i personave të kualifikuar, me kushtet të mira ekonomike, janë larguar nga vendi për një të ardhme më të sigurt për veten dhe familjen e tyre. Kjo dukuri ka ndodhur veçanërisht pas trazirave të vitit 1997, e cila u shoqërua me një valë tjetër largimi”, thekson raporti i Qeverisë.

Institucionet
Mungesa e besimit tek institucionet vendase, të cilat në raport cilësohen si të dobëta dhe që janë të paralizuara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, është një ndër faktorët që ndikon te shqiptarët që të ikin jashtë vendit. “Institucionet e dobëta çojnë në mungesën e besimit të qytetarëve për përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore.
Institucionet e dobëta dhe vështirësitë në zbatimin e ligjit gjithashtu ndikojnë në përpjekjet dhe perspektivat e emigrantëve për t’u kthyer dhe për t’u vendosur në vend, veçanërisht kur ata hasin vështirësi në ndërtimin e aktiviteteve private apo në marrëdhënie me administratën publike”, thekson strategjia e migracionit.

Rikthimi i trurit
Në strategjinë e qeverisë janë parashikuar dhe disa nga masat për të rikthyer të shkolluarit jashtë në Shqipëri.
“Shqipëria do të përpiqet të arrijë marrëveshje me shtetet kryesore pritëse, si p.sh. Kanadaja dhe SHBA-të, mbi masat që synojnë nxitjen e kthimit vullnetar të emigrantëve. Emigrantëve të kualifikuar do t’u kërkohet të vijnë vullnetarisht në Shqipëri gjatë qëndrimeve të shkurtra për qëllime konsultimi, mësimdhënieje (p. sh.:, shkollat verore) apo trajnime.
Kësaj do t’i shërbejë dhe regjistrimi i të gjitha kapaciteteve intelektuale që ndodhen jashtë vendit. Përfaqësuesit e brezit të ri të talentuar do të tërhiqen drejt një karriere profesionale në vend, duke u ofruar atyre bursa për studime të mëtejshme jashtë, ose duke u krijuar mundësi të marrin pjesë në programe me shkëmbim eksperiencash me vendet e tjera, me detyrim për t’u rikthyer”, thuhet në strategjinë e Qeverisë. Panorama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

04/02/2026
Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

04/02/2026
EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

04/02/2026
GJKKO çon në shtëpi Xhelal Rrajën, vëllain e  ish deputetit të PS

GJKKO çon në shtëpi Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit të PS

04/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

04/02/2026
Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

04/02/2026
EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

04/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.