Makina e një 30-vjeçari në Vlorë u shkrumbua natën e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 04:35 teksa gdhihej e marta. Bëhet fjalë për një “Benz Mercedes” me targa AA 131 RX në pronësi të A. L., e parkuar në lagjen “24 Maji”. Policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
“Më datë 17.10.2017, rreth orës 04:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonate se në lagjen ‘24 Maji’, është djegur një mjet. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të cilët kanë konstatuar mjetin tip ‘Mercedes Benz’ me targë AA 131 RX, të djegur plotësisht, në pronësi të shtetasit A. L., 30 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e plotë të djegies së këtij mjeti”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/