PËRGJIMET/ Gazetari italian zbardh ç’u thoshte kushëriri i Saimir Tahirit grosistëve për...

PËRGJIMET/ Gazetari italian zbardh ç’u thoshte kushëriri i Saimir Tahirit grosistëve për policinë shqiptare

210
0
Shares

Gazetari i “MeridioNews”, Dario de Luca ka nxjerrë detaje të tjera në lidhje me hetimin e autoriteteve italiane për bandën e trafikut të drogës të drejtuar nga Moisi Habilaj. Duke folur për emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, gazetari italian tregon sesi mundën të sigurojnë materialet për arrestimin e bandës se trafikut të drogës, si dhe përgjimet.
“MeridioNews” është portali italian ku u publikua përgjimi i parë i bisedave të Moisi Habilajt me Sabaudin Çelajn.
Dario de Luca thotë se hetimi i Habilajve ka nisur që në vitin 2013, ndërsa shton se përgjatë këtyre viteve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge që vinte nga Shqipëria.
Duke iu referuar bisedave të përgjuara, gazetari italian thotë se Habilaj ka përmendur edhe faktin se policia shqiptare është e implikuar në trafikun e drogës. Ai shton se trafikantët shqiptarë nuk takoheshin me krerë të organizatave kriminale në Itali, por takoheshin vetëm më grosistët, pra me ndërmjetësit.

Dario de Luca

“Hetimi zgjat prej vitesh. Pasi janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge në Katania, janë bërë edhe arrestimet ditën e djeshme. Duke parë dosjen, vihet re se nuk pasur asnjë lloj bashkëpunimi mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare.
Duke lexuar dosjen hetimore, dhe duke njohur prapaskenat e viteve të mëparshme në Shqipëri, ishim mjaft të bindur se artikulli ynë nuk do të kalonte nën hundën e medias shqiptare.
Katania dhe Sicilia furnizohen me kanabis nga Shqipëria. Në vite ka pasur shumë sekuestrime dhe arrestime nga forcat e rendit. Ky është një hetim që ka nisur ne 2013, dhe ka pasur 21 sekuestrime. Forcat e rendit kanë sekuestruar sasi të mëdha drogë, me vlera tepër të mëdha.
Për këtë arrestim janë arrestuar shumë pak persona krahasuar me numrin e të hetuarve. Duhet të them se hetimet po vazhdojnë. Po presim të mbyllen hetimet, për të parë hetimet më tej. Aktualisht janë edhe 8 persona në kërkim për këtë çështje. Këta janë persona që janë vazhdimisht në lëvizje. Gjatë hetimeve, asnjëri nuk ka qëndruar në të njëjtin pozicion me shumë se një apo dy ditë. Edhe kushëriri i ish-ministrit lëvizte vazhdimisht. Ai lëvizte Shqipëri – Greqi – Itali në mënyrë të vazhduar.
Shqiptarët me klanet italiane bëjeni vetëm marrëveshje biznesi, për trafikun e drogës dhe armëve. Katanja e merrte furnizimin nga Moisi Habilaj është bërë bashkëpunëtor i policisë italiane. Në përgjim, Moisiu e përmend shpesh këtë person, duke e thirrur me nofkën ‘Syri’. Trafikantët shqiptarë të drogës nuk kanë takime të drejtpërdrejta me klanet, por vetëm me grosistët, pra ndërmjetësit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY