Itali, shqiptari “ia fut vetes”, arrestohet me 2 kg kokainë në makinë

Itali, shqiptari “ia fut vetes”, arrestohet me 2 kg kokainë në makinë

147
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane. Arrestimi është bërë në Bergamo pasi në makinën e të riut shqiptar karabinierët gjetën 2 kilogramë kokainë të pastër.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 33-vjeçar shqiptar, me disa precedentë kriminalë.
Siç shkruajnë mediat italiane, ai ishte ndaluar nga karabinierët në rrugë. Por menjëherë i riu kishte nisur të nervozohej, duke ngritur dyshimet te karabinierët. Këta kishin vendosur që të kontrollonin më imtësisht makinën. Gjatë kontrollit i janë gjetur edhe 2 kilogramë kokainë e pastër.
Droga ishte fshehur në fundin e sediljeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY