Tiranë, burri i divorcuar përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëshorten

Tiranë, burri i divorcuar përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëshorten

100
0
Shares

Një burrë i divorcuar, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte kthyer në makthin e gruas që kishte pasur më parë.
Burime të Policisë vendore, bëjnë të ditur se Jetmir Sina 35 vjeç, shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe përndoqi e kërcënoi 26-vjeçaren ë ambientet e punës dhe rrugë, duke i krijuar pasiguri dhe frikë, ç’ka çoi në arrestimin e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 320 të Kodit Penal.

Njoftimi i potë i Policisë së Tiranës
Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 3, pranë D. V. P. Tiranë, arrestuan shtetasin :
– Jetmir Sina, 35 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij, u krye pasi ky shtetas ka shkelur Urdhrin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë, ish – bashkëshortes, shtetases O. D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”, parashikuar nga nenet 121/a dhe 320 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY