EMRI/ Vlorë, çmendet 54-vjeçari, përndjek dhe kanos me thikë bashkëmoshataren

EMRI/ Vlorë, çmendet 54-vjeçari, përndjek dhe kanos me thikë bashkëmoshataren

78
0
Shares

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 54-vjeçar pasi ka përndjekur dhe kërcënuar me thikë një grua.
Sipas të dhënave zyrtare Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin Rahman Ademi pasi dje ka kanosur me mjete të ftohta prerëse (thikë), për motive të dobëta shtetasen E. M., 54 vjeçe.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Ademi e ka përndjekur shtetasen E. M., për një kohë të gjatë.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartë përmendur për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY