EMRI/ Patos, plagos nipin me thikë, prangoset 43-vjeçari

EMRI/ Patos, plagos nipin me thikë, prangoset 43-vjeçari

94
0
Shares

Një 43-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zharrës të Patosit.
Burime zyrtare të Policisë vendore nga Policia e Fierit bënë me dije se Gentjan Asllani akuzohet se ka goditur me mjete të ftohta 14-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për
jetën.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY