Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë mëngjesin e së hënës në Itali.
Rreth orës 05:30 në Guacciorna një makinë tip Mercedes brenda së cilës ndodheshin tre persona, humbi kontrollin dhe u përmbys. Viktimat janë Giuseppe Fratterigo 44 vjeç dhe 62-vjeçari Andrea Ursino, ndërsa i plagosur ka mbetur shqiptari Saimir Picari 25 vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Novi Ligure. Sipas mediave italiane, për të nxjerrë pasagjerët që ishin bllokuar brenda makinës, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve. Policia ka nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/