Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Nis maratona e Tiranës, ja vipat që do të vrapojnë krahas Veliajt

15/10/2017
FOTO/ Nis maratona e Tiranës, ja vipat që do të vrapojnë krahas Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës po vrapojnë sot në kryeqytet në Maratonën e Tiranës, e cila ndahet në 3 kategori. Për të dhënë shembullin e tij, në këtë garë merr pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës në kategorinë e 10 km, po ashtu edhe shumë personalitete të tjera të politikës, artit dhe sportit. Krahas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, do të vrapojn për 10 kilometra futbollisti Kristi Vangjeli dhe rekordmenia, atletja Klodiana Shala. Ndërsa atletja e njohur Luiza Gega po vrapon për 21 km. Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi Maratonën një ngjarje fantastike për kryeqytetin, ndërsa vlerësoi të gjitha strukturat që janë organizuar. “Ka qenë një përgatitje fantastike. Shpresoj të dalë më mirë se vjet megjithatë dua që gjithashtu t’i japim një duartrokitje atyre që s’janë këtu, por janë 660 vullnetarë, janë 400 policë, janë plot zjarrfikës, shërbimet emergjente, plot pastrues dhe mirëmbajtës që kanë bërë një punë fantastike”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ku shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri. “Ata që duan të thyejnë rekord, ju uroj shumë sukses, për ata të tjerët që mund të lodhen rrugës, të marrin pak pushim, të marrin pak ujë, të kërkojnë ndihmë nga shërbimet e emergjencës nëqoftë se kanë nevojë, ne të sigurohemi që sot të kënaqemi dhe të keni një ditë fantastike në Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se në përfundim të kësaj gare, të gjithë vrapuesit, por edhe qytetarët e ndryshëm do të kenë mundësi të ndjekin një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës, duke e kthyer këtë ditë në një festë për të gjithë.

“Uroj shumë që ta shijoni maratonën, për ata që janë vizitorë, o nga trevat shqiptare, o nga jashtë, ta shijoni shumë Tiranën. Ne do të kemi aktivitete sot gjatë gjithë ditës, mbasi të mbarojmë garat do të ketë disa festa të ndryshme në qytet. Ju lutem takoni dikë tani që nuk e keni takuar ndonjëherë, gjeni dikë që nuk e njihni, jepini dorën, dhe i thoni, “Mirë se ke ardhur në Tiranë”, dhe t’i japim një mikpritje fantastike shqiptare të gjithë atyre që duan që sërish të kthehen dhe të vizitojë qytetin tonë”, u shpreh ai.

Për të ndjekur maratonën, përgjatë rrugëve ku po zhvillohet maratona, janë me qindra qytetarë të cilët kanë dalë në mbështetje të vrapuesve, në një garë sa sfiduese, por edhe inkurajuese për të gjithë brezat. Maratona është konceptuar e ndarë në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të sfidojë vetveten dhe të përcjellë tek të tjerët mesazhin për një jetë të shëndetshme përmes sportit. Në kategorinë “We too”, marrin pjesë njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Dhe ashtu siç e kërkon një Maratonë e vërtetë, nuk mungojnë dhe dy kategoritë “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”, ku marrin pjesë qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjeç. Pas suksesit të vitit të kaluar, Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations./balkanweb/

22532389_10212585043774582_668534316_o

 

Tags: MaratonetiraneveliajVrapim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.