Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja pse u lirua “Juli i Pashakos”

Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja pse u lirua “Juli i Pashakos”

409
0
Shares

Policia e Lushnjës ka liruar një prej të shoqëruarve për masakrën e së mërkurës, Julian Sulën të njohur me pseudonimin si “Juli i Pashakos”.
Ai u paraqit vetë në polici për të dhënë deklaratën dhe mësohet se ai është pyetur për rrethin shoqëror të tij, pasi është mik i ngushtë me dy autorët e shpallur në kërkim për masakrën Laert Haxhiun dhe Orges Balilin.
Julian Sula një ndër të shoqëruarit për t’u marrë në pyetje në lidhje me atentatin mafioz me dy të vrarë në Lushnjë është lënë i lirë. Ai u paraqit me dëshirën e tij në komisariatin e policisë, ditën e premte rreth orës 11:30. Sula, pasi ka dhënë deklarimet e tij është larguar.
Sipas burimeve hetimore, 37 vjeçari është pyetur në lidhje me rrethin shoqëror të personave të shpallur në kërkim, Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin. Ndonëse nga Prokuroria e Lushnjës nuk jepen detaje konkrete për atë çka është deklaruar, lirimi i tij ngre dyshime se Sula nuk ka lidhje me ngjarjen.
Emri i tij është i njohur nga policia për shkak të precedentëve penalë, që lidhen me plagosje të rënda me thikë dhe armë zjarri, një prej të cilave ka ndodhur në qershor 2016. Edhe kjo ngjarje nuk pati autorë, ndaj plagosja e Julian Sulës nuk është zbardhur ende.
Policia e Lushnjës vazhdon të shoqërojë në lidhje me ngjarjen e së mërkurës ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, jo vetëm dëshmitarët okularë, por çdo emër të skeduar ndër vite në lidhje me përplasjet e grupit të Aldo Bares dhe rrethin shoqëror të kundërshtarëve të tyre.
Ndërkohë mbetet ende pa u zbardhur emri i personit të tretë që mori pjesë në atentatin mafioz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY