Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Austri, plumb në kokë shqiptarit dhe arratiset për në Çeçeni

14/10/2017
Austri, plumb në kokë shqiptarit dhe arratiset për në Çeçeni
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kanë kaluar tri vite nga vrasja e një shqiptari 45-vjeçar në Linz të Austrisë ndërsa vrasësi është ende në arrati. Pas kryerjes së vrasjes ai ka ikur në Çeçeni, prej nga është dhe vazhdon të jetë i paarritshëm për autoritetet austriake.
Personat që ishin së bashku me çeçenin gjatë kryerjes së aktit kriminal, janë dënuar me kohë dhe tashmë i kanë mbajtur dënimet e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014, kur katër veta (boshnjakë dhe çeçenë) ishin marrë vesh që të rrihnin shqiptarin 45 vjeçar Rexhep B. dhe shokët që ishin me të. Sherri, shkaktar i të cilit duket të ketë qenë xhelozia ka përshkallëzuar në një lokal të qytetit, shkruan orf.at.
Gjatë përleshjes, njëri nga sulmuesit, një çeçen, papritmas kishte nxjerrë një pistoletë dhe e kishte vrarë shqiptarin me një të shtënë në kokë nga afërsia, transmeton albinfo.ch. Menjëherë pas kësaj ai kishte ikur në Çeçeni, ku mendohet se vazhdon të qëndrojë.
Prokurori i lëndës thotë se ekstradimi nga atje në Austri duket i pamundur. Më e shumta që mund të arrihet është arrestimi i të arratisurit, por ai shpejt do të lirohej, pasi që Çeçenia nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të vet jashtë vendit.
Por, një zëdhënës i policisë thotë se ka ende shanse të mira që ai të kapet përmes një fletarresti ndërkombëtar, në rast se ai do të udhëtonte jashtë Çeçenisë, përcjell albinfo.ch. Një fletarrest ndërkombëtar që vlen në gjithë botën mbetet në fuqi me dhjetëra vite dhe përmes tij ka mundësi që kurdoherë i dyshuari kryesor për vrasje të sillet para gjykatës austriake.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

06/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.