SKANDAL/ Krimet në Lushnje, policia ka prishur provat në disa ngjarje

SKANDAL/ Krimet në Lushnje, policia ka prishur provat në disa ngjarje

150
0
Shares

Policia e Shtetit në disa ngjarje që kanë lidhje me atentatin që tronditi qytetin e Lushnjes, ka prishur disa herë provat në vendngjarje.
Lajmi është bërë publik nga gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, në emisionin “Byro” në ABCNews.
Lala tha se kjo ngjarje lidhet edhe me bandën e Aldo Bares, ku qytetarët edhe sot e kësaj ditë kur i përmendin emrin tmerrohen.
“Unë personalisht mendoj se ka dhe një dorë të tretë. Xhulio Shkurti është i afërmi i Afrim dhe Genci Hoxhës dhe ka djalë dajë Jurgen Hoxhën, i cili mbeti i vrarë të mërkurën.
Prokuroria po e shikon me ftohtësi. Detyrë e policisë është që të hetoje të gjitha pistat.
Ajo çfarë shikoj është mosfunksionim i sistemit. Laert Haxhiu i cili është shpallur në kërkim është lënë i lirë nga Gjykata. Një njeri i tillë si ka mundësi që lëviz i lirë.
Ky grup kriminal ka disa lidhje me Policinë e Shtetit. Mendoj se janë shkatërruar një sërë provash që më pas i është dhënë liri. Janë shkatërruar prova nga vendi i ngjarjes.
Aldo Bares Brenda hekurave nën masa të larta sigurie. Janë shtuar masat e sigurisë në Burgun e Peqinit për Aldo Baren. Për mendimin tim ka qenë një vrasje me paramenduar për ti vrarë në grup.
Sajmo Xhelli nuk është plagosur. Ndërsa Xhulio Shkurti ishte larguar vetëm disa minuta më parë”, është shprehur gazetarja Klodiana Lala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY