Ndryshe nga mënyra se si është operuar qeveria “Rama 2” këtë herë, kryeministri Edi Rama “13 motrat” e tij në qeveri, siç i etiketoi sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, do të mblidhte në qytetin e Vlorë, ku do të qëndrojë për dy ditë me radhë.
Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka folur lidhur me axhendën e takimeve. Rama u shpreh se përveç takimeve në Vlorë, ministrat do të shkojnë edhe nëpër fshatra ku do të takohen nga afër me banorët, por nuk do të mungojnë as prezantimet e hapura.
“Nuk është fjala për të bërë një mbledhje të këshillit të ministrave në një salle tjetër në një qytet tjetër. Gjë që është e para gjë dhe ne e përfundua. Por, është fjala për një zbritje të qeverisë në territor dhe një kontakt intensiv, dhe më shumë sesa thjeshtë një takim me gjithë komunitetin dhe më pjesë të ndryshme të komunitet apo grupe interesi. Faktikisht më pas do te kemi një dëgjesë ku do të përqendrohemi të buxheti i viti të ardhshëm pastaj në darkë një takim të zgjeruar me përfaqësues të sektarëve të ndryshëm. Nesër do të kemi një mëngjes pune me drejtuesit e varësisë nga ana e të gjithë ministrave, dhe një mbledhje më pas me të gjithë drejtuesit e administratës qendrore në qark ku do të jetë një mbledhje e hapur. Më tutje do të kemi një dëgjesë me prindërit për planet e bashke hartuara për planet në shkolla. Ku është do të shoqëroj ministren e Arsimit bashkë me kryetrarin e Bashkisë, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë do të shkojnë në fshatra të ndryshëm, për të bërë takime sipas sektorëve dhe për tu ndalur dhe takuar me familjarë në gjithë hapësirën rurale”, tha Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/